Taravari për Alb TV USA: VLEN me dinjitet po bashkëqeverisë, BDI merret me lajme të rreme (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

30/09/2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për ALB TV USA ka folur për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe çështjet e shqiptarëve.

Ai theksoi se koalicioni VLEN me dinjitet mbron pozicionin shqiptar në Qeveri dhe se ka arritur që të vë në binarë shumë çështje për zgjidhje sidomos sa i përket shqiptarëve dhe që janë lënë zvarrë dhe në kaos nga BDI, përcjell INA.

Ai shtoi se BDI përmes lajmeve të rrejshme po synon ta krijoj një fotografi mashtrimi sa i përket zhvillimeve aktuale dhe qeverisjes së VLEN.

“Ata janë njerëz që vazhdimisht presin prapa dyerve të qeverisë. Vazhdimisht janë duke bërë presion për të hyrë në qeveri, sepse kjo parti 22 vjet ka qenë në pushtet dhe nuk është mësuar të jetë në opozitë, por i ngjan opozita. Unë mendoj se ata janë burra, të cilët duhet të qëndrojnë në opozitë. Nuk është 100-ditëshi i parë… mendoj se shumë vite do të presin në opozitë dhe mendoj se dalëngadalë duhet të adaptohen në opozitë. Besoni se këto shpifje dhe lajme të rreme që i përhap BDI-ja për të krijuar një bindje se shqiptarët në qeveri janë vasalë, kjo është tërësisht një inxhiniering nëpërmjet mediumeve, ndërsa BDI-ja ka burime të mëdha financiare dhe ditët që vijojnë mendoj se do të jenë të vështira për BDI-në, posaçërisht për krimin të cilin e ka bërë gjatë qeverisjes 22-vjeçare. Kjo është arsyeja kryesore pse ata janë të shqetësuar dhe mundohen të krijojnë imazhe negative për partitë që janë pjesë e qeverisë, aktualisht”, deklaroi Taravari. (INA)

TË FUNDIT
1 orë
“Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat
2 orë
MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani
3 orë
OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”
4 orë
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për BDI-në
5 orë
Snopçe: Pa UÇK-në s’ka ligj për “branitellat”! LSDM po i hedh benzin zjarrit (Video)

ME TE LEXUARA

1 ditë
BDI po shpërndanë një porosi “A jeni gati”?!
3 orë
OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”
1 ditë
Piknik humanitar i Alkaloidit, mblidhen rreth dy milionë denarë për fshatin e fëmijëve SOS
7 orë
Kovaçev: Nuk ka nevojë për ndërmjetës në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
1 ditë
100 ditë Qeveri, VLEN shpalos sot se çfarë kanë bërë

LEXO MË SHUMË

mexhiti izet

“Nuk bëhemi bashkë me Sllavjankën” – Mexhiti tregon a do të dorëhiqen nëse kalon Ligji për branitellat

mpj22-696x385

MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani

IMG_8482

OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”

grubi ahmeti talat xhaferi

VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për BDI-në

halil snopce

Snopçe: Pa UÇK-në s’ka ligj për “branitellat”! LSDM po i hedh benzin zjarrit (Video)

puntori

Mexhiti: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Ilire dauti ASH

Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, kjo na kthen në vitin 2001

vlen llogo

Vjetërsimi i lëndës ku Gruevski u dënua për blerjen e Mercedesit, VLEN fajëson BDI-në

derivate nafta dizeli benzin

Ulet çmimi i benzinës, por jo dhe i dizelit

INFO

NA NDIQ