Të dhëna alarmante mbi përdoruesit e drogës në Tetovë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Prill, 2023

Rreth 30 persona të moshës nën 14 vjeçare në Tetovë e rrethinë, janë regjistruar si përdorues të substancave narkotike. Nga kjo shifër, 6 janë vajza të evidentuara madje si përdoruese kokainës. Sipas Entit për punë sociale, numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në dy vitet e fundit, ka shënuar rritje enorme. Të dhënat e televizionit Alsat flasin për numër dyfish më të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike pasi shumë prej tyre nuk kanë të evidentuar nga institucionet përkatëse. Sipas psikologes Cvetkovska, faji për këtë rritje të numrit të fëmijëve që përdorin substancat narkotike, bie kryesisht mbi prindërit të cilët më tepër përkushtohen ndaj punës se sa ndaj fëmijëve të tyre.

“Në dy tre vitet e fundit numri është rritur, jo i të varurve por të atyre që e provojnë sepse për të qenë të varur duhet më gjatë të jenë përdorues. Tani kufiri i moshës së atyre që e përdorin është zvogëluar. Nëse para dhjetë viteve provues kanë qenë fëmijët e shkollave të mesme apo të moshës mbi 14 vjeç, tani kjo moshë është shumë më e vogël, kemi nxënës të moshën nën 12 vjeçare. Në këtë kohë të tranzicionit prindërit vërtetë janë në gjendje të vështirë. Sikur nuk kanë kohë për fëmijët e tyre. Një palë merren me skamjen pra ku të gjejnë para për ti rritur për ti paguar faturat dhe kjo sikur e harrojnë një të vërtetë shumë të madhe”, tha Olivera Cvetkovska, psikologe në Entin për punë sociale.

Psikologët rekomandojnë takime sa më të shpeshta të prindërve, me kujdestarët e klasave por edhe pedagogët e shkollave. Por, sa realisht ndodh kjo, dhe sa prindërit kanë interesim për tu takuar me këto organe të shkollës, për të biseduar për fëmijën e tyre. Pedagogeja e shkollës së mesme të mjekësisë Zira Murati thotë se interesimi i prindërve për fëmijët e tyre është shumë i ulët.

“Shumica e prindërve apo rreth 70 për qind e prindërve kanë një interesim shumë të vogël dhe në shkollë vijnë gjithnjë pas ndonjë ndodhie, zënkë apo diç tjetër. Nuk interesohen për suksesin e nxënësve, por ka edhe prindër që kanë interesim dhe mendojnë se gjithçka është tek vlerësimi i nxënësit dhe në anën tjetër nuk shohin rrjedhën së çka realisht ndodh me fëmijën e tyre. Prindërit si zakonisht vijnë vetëm në mbledhje prindore, ku ka raste që edhe në mbledhje nuk vijnë”, u shpreh Zira Murati, pedagoge në Sh. M. të Mjekësisë.

Gjatë vitit të shkuar, Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka regjistruar gjithsej 93 vepra penale për prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve.

“Sa i përket veprës penale prodhim dhe shpërndarje të narkotikëve dhe pre kursorëve, në SPB Tetovë gjatë vitit 2022, janë regjistruar gjithsej 93 vepra penale për të cilat, ne si sektor deri në prokurori kemi dorëzuar 87 kallëzime penale kundër 111 shkelësve”, deklaroi Fatmir Rexhepi., zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, thonë se po bëjnë gjithçka për luftimin e kësaj dukurie dhe se çdo ditë ky sektor ndalon të paktën një shitës apo përdorues të drogës. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

supermarketet-800x445

Qytetarët kritika Qeverisë: Ngrirja dhe shkrirja e çmimeve nuk dha rezultate

Polici-a-2-750x430

Humbin jetën një vajzë dhe një grua në aksidentin në rrugën Shtip – Milladinovci, komunikacioni riorientohet përgjatë rrugës së vjetër rajonale

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Arrestohet një shtetas amerikan në Aeroportin e Shkupit

02062023_PVRSM_Ageler_Sredba_1

Kovaçevski – Ageler: Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet anëtare e BE-së

IMG_1804

Ibrahimi: Eksponentët e BDI-së në garë për t’u dëshmuar se kush është më “podoben šiptar” (shqiptar i ndershëm)

mickoski-kovacevski

Takimi i liderëve: VMRO-DPMNE me dyshime, LSDM-ja pret vendimin e Mickoskit!

memli-krasniqi

Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri

deponi

Kontroll i përbashkët i policisë dhe inspektorateve në deponi mbeturinash në zonën e Karposhit të Shkupit

kaevski

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

INFO

NA NDIQ