‘Telefonata në Beograd’- Kasami: Si BDI nuk lejoi Kurtin në takimin në Berlin

Picture of ina-online
ina-online

20/04/2024

Kryetari i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, është shprehur se partia shqiptare BDI në RMV ka lobuar që të ndalonte një tubim të koalicionit opozitar VLEN (pjesë e të cilit është edhe Lëvizja VetëVendosje) në Berlin dhe Zyrih me emigrantët shqiptarë atje.

Komentet Kasami i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se BDI dhe Bujar Osmani shfrytëzuan të gjitha lidhjet e tyre në Beograd, në mënyrë që të ushtronin presion në diplomacinë ndërkombëtare që të ndalohej takimi i koalicionit opozitar VLEN dhe Albin Kurtit në këto dy qytete europiane.

Ai tha gjithashtu se pas një telefonate që BDI bëri në Beograd, Serbia nisi një manovër të fuqishme ushtarake në kufij me Kosovën, si dhe ndaloi disa shtetas shqiptarë, gjë që sipas tij bëri që situata të tensionohej dhe Kurti të mos merrte pjesë në takim.

“Ne kishim vendosur takime të përbashkëta me kryeministrin e Kosovës këtu në Berlin të Gjermanisë dhe Zyrih të Zvicrës. Ajo që ndodhi ishte skandaloze, pasi pushteti i BDI-së në RMV shfrytëzoi të gjitha lidhjet me diplomacinë europiane që të parandalojë organizimin e këtyre tubimeve. Fillimisht në Gjermani ata penguan prezencën e Kurtit atje, por ata shfrytëzuan lidhjet që kanë në Beograd dhe përmes Beogradit bënë presion në diplomacinë perëndimore që të mos ndodhte ky takim.

E treta ishte telefonata që bënë ata në Beograd dhe në të njëjtën ditë ndodhi një manovër e fuqishme ushtarake e Serbisë në Kufirin e Kosovës dhe bllokimi i shumë qytetarëve të Kosovës në Serbi. Kjo bëri që Kurti të mos merrte pjesë në tubim për shkak të situatës së tensionuar. Edhe Ambasada e RMV në Berlin ka qenë e angazhuar të parandalonte një tubim të tillë. Bujar Osmani shfrytëzoi gjithë lidhjet e tij diplomatike që të parandalonte tubime të tilla në Berlin dhe Zyrih.

Në tubimet tona edhe në diasporë kishim një tubim madhështor. Duke e patur parasysh edhe simbolikën e përkrahjes e bashkëpunimit të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ata vërtetë janë të tmerruar me përkrahjen që i jep mërgata koalicionit. Unë mund ta vlerësoj një fushatë të qetë, edhe për faktin që ka pasur disa tensione mes koalicioneve, por edhe brenda koalicionit të BDI-së. Për shkak edhe të përbërjes edhe të partive politike, të cilat janë pjesë të atij koalicioni.

Para disa ditësh u dështoi një tubim në Strugë, ku pastaj doli edhe reagimi i njërit prej bartësve të zonës 5 dhe një prej bartësit e koalicionit të shumicës, ku siç duket ka pasur tensione mes grupit të tij dhe grupit të kryetarit të Strugës. Kjo garë shpresoj të përfundojë pa ndonjë incident serioz, sepse në të koalicionit VLEN nuk na interesojnë tensione. Ne duam një ambient të qetë, pasi votuesit tonë janë familjarë. Ka pasur edhe tubime të ndryshme, ku është kërcënuar drejtpërdrejt koalicioni opozitar me një fjalor rrugaçërie”, tha Kasami.

TË FUNDIT
2 minuta
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
9 minuta
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
23 minuta
Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”
52 minuta
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!
2 orë
Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sela viziton bizneset strugane (VIDEO)
3 orë
Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)
1 ditë
Rama e lavdëron Ahmetin në Tiranë
10 orë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
1 ditë
Thaçi: Kërkesat që i ka Fronti për ndryshimet kushtetuese do ti lëvizim shumë shpejt

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

Screenshot_20240503-215734~2

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

ademi-600x360

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

VLEN-780x439

“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

INFO

NA NDIQ