Lavrov shpërthen kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Vendim i turpshëm i asamblesë, ministrat do të votojnë njësoj

Picture of ina-online
ina-online

06/05/2024

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur sërish kundër Kosovës gjatë një interviste të dhënë për një media serbe në Bosnjë Hercegovinë.

Duke përsëritur qëndrimin rus kundër pavarësisë së Kosovës, sipas tij vendimi i Asamblesë së Këshillit të Evropës për pranimin e Prishtinës zyrtare, është i turpshëm. Më tej ai shtoi se në votimin që do të bëhet së shpejti edhe ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim”, tha ai.

“Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, shtoi Lavrov.

Mes të tjerash, kryediplomati rus ka folur edhe për rezolutën e Srebrenicës për gjenocidin serb në Bosnjë Hercegovinë. Duke i cilësuar serbët si “kokëfortë”, ai theksoi se as rusët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, aq më pak anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Qëllimi për të shtypur serbët ende është duke vazhduar. Dhjetë vjet më parë, ata u përpoqën të miratonin një rezolutë të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne vendosëm veton ndaj saj. Është e pamundur të shpjegohet se si drejtohen evropianët në terma praktikë kur e shtyjnë këtë ide, përveç një arsyeje: serbët janë shumë kokëfortë. Serbët nuk i binden kërkesave për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, serbët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ata nuk duan që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha Lavrov.

TË FUNDIT
2 ditë
Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë...
2 ditë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
2 ditë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
3 ditë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
3 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë…

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

Lutfi Haziri

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi

INFO

NA NDIQ