Ulen çmimet e parkingjeve në Shkup, ja si do jenë?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Janar, 2022

Me iniciativë të kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe në përputhje me Statutin e ndërmarrjes publike, dje në mbledhjen e Bordit drejtues të NP ” Parkingu i Qytetit”, është marrë vendim për uljen e çmimeve të shërbimeve për parkimi në hapësira publike në zonat e parkimit në qytetin e Shkupit.

Drejtori i ndërmarrjes Bojan Hristovski theksoi se sipas vendimit për ndryshimin e çmimores së shërbimeve të Ndërmarrjes Publike “Parkingu  i qytetit”, ulja ka të bëjë me parkimin për orë në këto zona:

Zona A0 parkimi nga 100 denarë, zvogëlohet në 75 denarë,

në zonën A nga 50 denarë, zvogëlohet në 40 denarë,

në zonën B nga 40 denarë, shuma për parkim zvogëlohet në 30 denarë

dhe në zonën C dhe D, çmimi për një orë parkim nga 30 denarë ulet në 25 denarë.

Ky vendim për parkim më të lirë në Shkup hyn në fuqi pas marrjes së pëlqimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe do të zbatohet nga 1 marsi.

Hristovski theksoi se me miratimin e këtij vendimi, dhe në mes të krizës ekonomike, kur çmimet po rriten, kjo ndërmarrje  i plotësoi kërkesat e qytetarëve për parkim më të lirë në qytet dhe e realizoi atë që u ishte premtuar shkupjanëve.(INA)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti-hovenier

Hovenier: Ia përsërita Kurtit kërkesat e ShBA-së, nuk ndërroi mendje

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Shërbimi rus i Sigurisë: Mijëra diplomatëve u janë hakuar telefonat

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

INFO

NA NDIQ