Ulja e çmimeve: Përgatitet lista e re e produkteve të ushqimit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

9 Mars, 2023

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se në përgatitje e sipër është lista e re me produkte themelore të ushqimit që duhet t`u zvogëlohen çmimet, njofton KlanM.

Ai nuk ka saktësuar se për cilat produkte bëhet fjalë dhe nëse masa ka të bëjë me “ngrirjen” e çmimeve, por, sic njofton KlanM, potencoi se të gjitha masat qeveritare kanë për qëllim t`u ndihmojnë qytetarëve, kurse gjatë kësaj edhe kompanitë të realizojnë profite të caktuara.

“Tashmë është miratuar vendimi për uljen e disa të dhënave doganore për pastat dhe prodhime të domateve që do të ndikonte në uljen e çmimeve të këtyre produkteve, po bëhen analizat e fundit për disa prodhime të qumështit. Nuk duam t`i dëmtojmë bizneset, por duhet që t`i bashkojmë forcat që t`i ulim çmimet që qytetari të jetë më pak I dëmtuar” – tha Fatmir Bytyqi.

I pyetur se cfarë do të ndodh nëse me masat e reja përsëritet situate me bukën, duke marrë parasysh revoltën e kompanive, sic percjell KlanM, Bytyqi thotë se një sjellje të këtillë ka pasur vetëm tek disa kompani të caktuara.

Lidhur me shembullin e Francës ku janë “ngrirë” thuajse të gjitha çmimet e produkteve të ushqimit dhe nëse një masë e këtillë mund të zbatohet në vendin tonë. Zv/Kryeministri Bytyqi, theksoi se ideja për subvencione nuk ka qenë që kompanive t`u mundësohet rritja e profitit dhe kjo nuk do të lejohet.

Në periudha krize të gjithë humbin diçka, por edhe të gjithë fitojnë, tha Bytyqi duke dhënë mesazhin se duhet të fitojnë qytetarët që më pak ta ndjejnë krizës – njofton KlanM.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

bit-pazar

Sot ndërpritet masa e Qeverisë për ngrirje të çmimeve

rron gjinovci

VIDEO/Gjinovci: Mendësia feudale jo vetëm në Kosovë, paramendoni Ali Ahmeti selinë e ka në një katund në Tetovë

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

INFO

NA NDIQ