Vëllazëria e ‘qelbësirave’ s’të çon më larg se te kalbja!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Nga Kim Mehmeti

Plot metropole të botës kanë më shumë prostituta e kriminelë seç ka Shqipëria banorë, por kjo fare nuk i bënë ato të duken ashtu siç duket në masë të madhe sot mëmëdheu ynë: si e lënë në duart e makrove të shtëpive publike!

Ku ta dish, mbase edhe s’kishte si të ndodhte ndryshe në një vend ku koka të mençura dolën dhe paturpshëm i thanë popullit se shtet mund të ndërtosh edhe me ‘qelbësira’ – edhe me muratorët e gropave septike!

Ku ta dish pra, e marr peng nga ‘vëllazëria e qelbësirave’, Shqipëria mbase edhe nuk mund të arrinte më larg se këtu ku ndodhet sot: të jetë vend ku ka shumë media, por pak vërtetësi dhe ku televizionet e shumta të ngjajnë në dritare të muruara nga gënjeshtrat e ‘Rilindjes’.

Kur jemi te TV-të e shumta të Shqipërisë nuk mund njeriu të mos shprehë keqardhje për sulmin barbar mbi Top Channel. E ku humbi jetën rojtari fatkeq me pesë lekë në xhep, i cili kurrë nuk do e kuptojë se ‘Topi i Tanit’, me të cilin mburrej e tërë shqiptaria dhe, ky i sotmi ku kryetari i Bashkisë së Tiranës i transmeton videot që ai vet i regjistron, ‘Për’puthen’ vetëm në një pikë: aty ku ky i sotmi që lufton për ‘klikueshmëri’, përgjithmonë u nda nga ai i dikurshmi që mburrej me shikueshmëri e shqiptari!

Po pra, shumë metropole të botës kanë më shumë televizione ku reklamohen ‘kurvat’’ e qytetit se saç ka Shqipëria shkolla të mesme, por kjo fare nuk të bënë të ndjehesh ashtu siç ndjehesh posa arrin në Tiranë: se mediat janë varre ku kalbet e vërteta, e klikimet krimba që e hanë kufomën e saj. (Kim Mehmeti)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

arsim sinani

Sinani për 100 ditëshin e ASH-së në Qeveri

feta sela

Alimi: Më ofruan liri me kushtin, ta tradhëtoj Selën

ambulanca-aksident

Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

vjosa osmani

Presidentja Osmani merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet nga biseda

besnik bislimi albin kurti

Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

fejzi hajdari

Hajdari: Çka e pret Maqedoninë e Veriut?

Albin-Kurti1

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

INFO

NA NDIQ