Tentativë për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Arrestohen dy kolonelë të Gardës

Picture of ina-online
ina-online

08/05/2024

Hetuesit e kundërzbulimit ukrainas deklaruan këtë të martë se parandaluan një plan të agjentëve rusë për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë.

Dy kolonë në Gardën Shtetërore të Ukrainës, e cila mbron zyrtarët e lartë, u arrestuan nën dyshimin për tradhti për zbatimin e planit, tha shërbimi i sigurimit shtetëror të Ukrainës në një deklaratë, duke shtuar se komploti ishte hartuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë.

Moska nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës, sipas së cilës kolonelët ishin rekrutuar përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Sulmi terrorist, i cili supozohej të ishte një dhuratë për [presidentin rus Vladimir] Putin, ishte me të vërtetë një dështim i shërbimeve speciale ruse”, tha Vasyl Maliuk, kreu i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian anashkaluan ceremoninë e betimit të Putinit për mandatin e 6-të këtë të martë..

Zelensky tha në vitin 2022 se kishte pasur të paktën 10 përpjekje për ta vrarë atë. Një polak u arrestua në prill me akuzat se punonte me inteligjencën ushtarake të Rusisë GRU në një komplot të dyshuar për të vrarë presidentin ukrainas.

Zelensky po udhëheq përpjekjet e Ukrainës për të luftuar agresionin rus ndërsa lufta hyn në vitin e saj të tretë.

TË FUNDIT
3 ditë
Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit
3 ditë
A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?
3 ditë
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore
4 ditë
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
4 ditë
VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Benjamin Netanyahu

Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

fico atentat

A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?

fico atentat

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

fico atentat

Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?

fico atentat

VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

Juraj Cintula

Zbulohet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

fico atentat

VIDEO/Plagoset kryeministri i Sllovakisë Robert Fico

antoni blinken

Blinken nga Kievi: Atë që e ka shkatërruar Putini, Rusia duhet ta paguajë

Biden

Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët dhe makinat elektrike kineze

INFO

NA NDIQ