Vendimi për dëmshpërblimin e “branitellave” shkakton reagimin e veteranëve të UÇK-së

Picture of INA
INA

23/05/2023

Qeveria ka pranuar në heshtje kushtin e një partie pa asnjë deputet, siç është Dinjiteti i Stojançe Angelov, për të dëmshpërblyer ish-branitellat e konfliktit të 2001-it, që të mos dalin nga koalicioni qeverisës. Kështu thotë për Alsat Daim Hiseni nga SHVL-UÇK-ja duke drejtuar kritika të ashpra për moszgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve UÇK-së, që sipas tij nuk gëzojnë asnjë të drejtë ligjore.

Hiseni thotë se veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve janë nëpërkëmbur me pëlqimin e partive shqiptare në pushtet për të përkrahur këtë nismë të Angellovit me vendim qeverie. Tek Sheshi Shqiponja në Shkup, takuam Daim Hisenin nga kjo shoqatë, i cili tha se partitë e dala nga UÇK janë duke bërë kompromis për hesape të pushtetit, duke harruar idealin për të cilin e thonë në zgjedhje.

“Partitë tona politike, mbështesin materialisht dhe financiarisht kriminelët e luftës, me automatizëm nënkuptojmë se këta janë bërë pjesë e krimit të organizuar, bashkë me kriminelët e luftës, të cilët sot e asaj dite e 100 vite me radhë mbrojnë dominimin pro-rusë dhe pro-serb në Maqedoni. Pjesë e kësaj politike janë bërë edhe partitë shqiptare pavarësisht pozitë apo opozitë, që flasim në rastin konkret”, tha Daim Hiseni, SHVL-UÇK.

Se ka revoltë të madhe të familjeve të dëshmorëve, u vërejt edhe në Manifestimin e 2 Majit në Sllupçan, kur babai i djalit të rënë nuk lejoi kortezhin e BDI-së me Ali Ahmetin që të ofrojnë lule. Zgjidhja e statusit politiko-juridik të shqiptarëve në Maqedoni sot e 22 vite nuk është realizuar, thonë nga SHVL-UÇK. Nisma për rregullimin e ligj për UÇK-në mbeti vetëm premtim në letër, por Hiseni thotë se nuk do të heqin dorë.

“Kur përmendëm rastet sociale ne e ngritëm zërin dhe kundërshtuam fuqishëm kur kjo parti politike shqiptare dhe të tjerat bashkë me bllokun maqedonas kërkuan të na imponojnë zgjedhjen e statusit të ish-luftëtarëve si raste sociale, pra përmes MPPS, sikur ti kishte shkel autobusi. Donin të na shpërblenin me të holla si raste sociale dhe të harrohet lufta e UÇK-së, dëshmorët e rënë”, u shpreh Daim Hiseni, SHVL-UÇK.

Të shtunën, ish-branitelli Stojanço Angellov doli para mediave duke pretenduar se ka marrë dritë jeshile nga kreu i LSDM Dimitar Kovaçevski dhe Kreu i BDI Ali Ahmeti për mbështetjen e dëmshpërblimit të ri.Partia Dinjiteti që është në qeverisje me LSDM dhe BDI vuri kusht që do të largohet nga koalicioni nëse nuk përmbushët kërkesa e tyre e ngritur nga dhjetori, thonë se tani do procedohen me vendim qeverie. /Alsat.mk

TË FUNDIT
34 sekonda
Mucunski: BDI-ja do të shkojë në opozitë
8 minuta
Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese – morëm goditje të fortë!
12 minuta
Ahmeti: Jemi forca e dytë politike në vend! Kemi fituar 19-20 deputetë!
26 minuta
Arben Taravari shfaqet me Efridoll në duar, ia propozon Frontit Europian
34 minuta
Kasami: Nga nesër mund ta shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN-it

ME TE LEXUARA

1 ditë
BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”
13 orë
Dashtevski: Deri në ora 09:00, për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 25.132 qytetarë
5 orë
Sinani: Dilni mos e humbni të drejtën e votës, pasi ju e përcaktoni të ardhmen e shqiptarëve
1 ditë
Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin
11 orë
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, çka presin shqiptarët?
3 orë
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
2 ditë
Sot shënohet dita e policisë në Maqedoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
24 orë
Bastisje në Ohër për shkak të fotografimit të listës zgjedhore dhe fletëve të votimit

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-05-08-23-14-03-672_com.android.chrome-edit

Mucunski: BDI-ja do të shkojë në opozitë

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese – morëm goditje të fortë!

Screenshot_2024-05-08-23-02-07-854_com.android.chrome-edit

Ahmeti: Jemi forca e dytë politike në vend! Kemi fituar 19-20 deputetë!

Screenshot_2024-05-08-22-48-28-895_com.android.chrome-edit

Arben Taravari shfaqet me Efridoll në duar, ia propozon Frontit Europian

Screenshot_2024-05-08-22-40-01-655_com.android.chrome-edit

Kasami: Nga nesër mund ta shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN-it

arben taravari

Taravari ka një mesazh nga Gostivari

vmro

VMRO-DPMNE: Presim të fitojmë 61 deputetë si koalicion, Siljanovska-Davkova në epërsi të dukshme ndaj Pendarovskit

Arben-Taravari

Taravari: Ndryshimi!

Screenshot_2024-05-08-20-50-29-641_com.facebook.katana-edit

Ademi: Fronti Europian prin me 30.000 vota diferencë! Nëse vazhdojmë kështu, fitojmë mbi 20 deputetë

INFO

NA NDIQ