VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, jo fasadë për nepotizmin e BDI-së!

Picture of INA
INA

04/09/2025

Për 20 vite me radhë, BDI sot e ribrenduar si Aleanca e Koalicionit të Interesave (AKI) i mbajti peng shqiptarët, duke e përdorur parimin e përfaqësimit të drejtë si maskë për korrupsionin, pazaret dhe mbajtjen me çdo kusht të pushtetit të saj. Kështu e nis njoftimin koalicioni VLEN, sipas të cilës, ky ligj, që duhej të miratohej që në vitin 2003, u zhduk nga agjenda përmes marrëveshjeve të pista, interesave klanore dhe lojërave politike.

“Për ta, përfaqësimi i drejtë nuk ishte barazi, por mënyrë për të punësuar nipat, mbesat dhe militantët partiakë. Sot, falë qeverisjes sonë, padrejtësia po merr fund. Me këtë ligj, çdo institucion do të jetë i detyruar të respektojë dhe avancojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Themelimi i një Trupi Koordinues Qeveritar, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri, do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e tij”.

Brenda gjashtë muajve, thotë VLEN-i, të gjithë ligjet sektoriale do të harmonizohen me obligimet që burojnë nga ky ligj, duke e bërë barazinë dhe drejtësinë standard funksional për të gjithë qytetarët.

“Ky është dallimi mes BDI-së dhe VLEN-it. Ata i përdorën institucionet për të pasuruar veten dhe rrethin e tyre, ne po i përdorim për të sjellë barazi dhe drejtësi. Ata ndryshuan Kodin Penal për të shpëtuar të korruptuarit e vet, ne po ndryshojmë ligjet për të garantuar përfaqësimin e drejtë të të gjithëve. Ata sollën projekte të dëmshme si Ballkani i Hapur, ne po sjellim standarde evropiane dhe barazi ligjore”.

TË FUNDIT

Mickoski: Energjia nuk është vetëm një çështje teknike, por një strategji shtetërore

VLEN: Vota për AKI-në është votë për “Levicën”

Tirana e tejkalon dhe Milanon – Ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Eurodeputeti Valçev: Bullgaria s’e detyron askënd, por RMV-ja e nënshkroi vetë marrëveshjen me BE-në

Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË