Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, Putin po shmang paqen

Picture of INA
INA

16/05/2025

Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian po punon për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj presidentit Vladimir Putin dhe për të detyruar një armëpushim në Ukrainë.

“Sanksionet janë mjeti ynë për të ushtruar presion ndaj Kremlinit. Putin ka treguar në mënyrë të përsëritur se nuk ka vullnet për paqe. Ai bëri thirrje për armëpushim në 9 maj, por nuk e zbatoi. Ukraina ka kërkuar ndërprerjen e luftimeve me mbështetjen e SHBA dhe BE, por propozimet janë refuzuar nga Rusia. Madje, kur u propozua një takim në Turqi, Zelensky pranoi, por Putin nuk u paraqit. Kjo flet shumë”, tha Von der Leyen.

Ajo bëri të ditur se paketa e re e sanksioneve do të përfshijë masa ndaj gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, ulje të çmimit tavan për naftën ruse, si dhe kufizime të reja në sektorin financiar.

“Ne duam paqe, por për këtë është e nevojshme të shtojmë trysninë. BE nuk do të ndalet derisa Rusia të ndalë agresionin ndaj Ukrainës”, theksoi Presidentja e Komisionit Evropian.

Deklarata e saj vjen në kuadër të Samitit Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë, ku liderë nga e gjithë Evropa po diskutojnë për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e kontinentit.

TË FUNDIT

Trump: Mund të shpall gjendje të jashtëzakonshme në Uashington

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale për katastrofën ekologjike në Shkup

Izet Mexhiti sjell simbolin e ndryshimit: nga një parking i rregulluar te një Çair funksional

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

“Zjarri në Trubarevë”, caktohet masa e paraburgimit për katër persona

BDI: Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës të Mickoskit!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË