Presidentja e KE viziton sot Kosovën, pritet takimi me Kurtin dhe Osmanin

Picture of INA
INA

26/10/2024

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë Kosovën sot (26 tetor).

Von der Leyen do të ketë takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin do të takohet nga ora 09:45. Pas takimit është paraparë të ketë konferencë për media.

Nga ora 11:00, Von der Leyeni pritet ta takojë Kurtin.

Presidentja e KE-së të mërkurën nisi turneun në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizitoi Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut. Pas Kosovës, do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Von der Leyeni gjatë vizitës është fokusuar më së shumti në procesin e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin rajonal dhe ndihmën që BE-ja vazhdon t’u ofrojë vendeve të rajonit për të arritur progres në këto fusha.

Qeveria e Kosovës pret që gjatë vizitës së presidentes së KE-së të shtunën, të diskutohet për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian dhe përfitimet për Kosovën.

Policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut për vizitën e Von der Leyenit

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjet e përkohshme të qarkullimit të trafikut që do të ndodhin gjatë ditës së sotme për shkak të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Policia ka njoftuar se ndërprerja e përkohshme e trafikut do të bëhet në intervale të shkurta kohor në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojë eskorta e presidentes së KE-së.

Gjithashtu, në afërsi të objekteve shtetërore, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, “andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

TË FUNDIT
3 orë
Në Maqedoninë e Veriut u kap shtetasi i Kosovës me tetë emigrantë ilegalë në veturë, shoferi tjetër iku
9 orë
Trump-it i ndodh e papritura, ndalon tubimin për urgjencë mjekësore dhe kërkon…
9 orë
Presidentja e KE viziton sot Kosovën, pritet takimi me Kurtin dhe Osmanin
9 orë
Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas
20 orë
Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, Vuçeviq pas takimit të tij me ministrin rus

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mexhiti: Në kuadër të IPA 3, janë paraparë 6 autobusë ekologjikë për transportin publik në Shkup
9 orë
Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas
1 ditë
Rrogat në Zvicër, ja si janë për çdo profesion
9 orë
Presidentja e KE viziton sot Kosovën, pritet takimi me Kurtin dhe Osmanin
1 ditë
Linja të reja atraktive nga Shkupi dhe Ohri, përpos Dubait, ja edhe cilat destinacione?
9 orë
Trump-it i ndodh e papritura, ndalon tubimin për urgjencë mjekësore dhe kërkon…
1 ditë
Nuk mbijetohet me 370 euro në Maqedoninë e Veriut, a do të shtrenjtohen çmimet (VIDEO)
3 orë
Në Maqedoninë e Veriut u kap shtetasi i Kosovës me tetë emigrantë ilegalë në veturë, shoferi tjetër iku

LEXO MË SHUMË

Në Maqedoninë e Veriut u kap shtetasi i Kosovës me tetë emigrantë ilegalë në veturë, shoferi tjetër iku

Trump-it i ndodh e papritura, ndalon tubimin për urgjencë mjekësore dhe kërkon…

Presidentja e KE viziton sot Kosovën, pritet takimi me Kurtin dhe Osmanin

Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas

Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, Vuçeviq pas takimit të tij me ministrin rus

Krisje në LSDM, shpërthen lufta e brendshme

Optimistë për ndryshimet kushtetuese, dhjetori vjen shpejt

Komisioni Evropian dha dritë jeshile për agjendën reformuese të vendit

Times: Vuçiq thotë se Serbia mund të refuzojë BE-në dhe t’i bashkohet BRIKS-it