Zgjerohet rruga Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

Picture of ina-online
ina-online

14/10/2024

Prej disa ditësh kanë filluar punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Ky projekt ambicioz pritet të kushtojë 34 milionë euro dhe synon të zhbllokojë një nga arteriet kryesore të transportit në vend, duke ofruar më shumë komoditet dhe siguri për udhëtarët.

Punimet do të shtrihen përgjatë një segmenti gjashtë kilometra, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.

Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.

Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.

Pjesë e këtij projekti është zhvendosja e bimëve ekzistuese nga sfondi i autostradës drejt parkut të liqenit artificial, duke siguruar kështu jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës por dhe ruajtjen e gjelbërimit urban.

TË FUNDIT
3 orë
Presidenti Begaj vizitë në Horën e Arbëreshëve në Itali
7 orë
Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa…?
10 orë
Shqipëria rrit pagat për 6 mijë ushtarakë
10 orë
NATO-ja vlerëson regjimentin shqiptar të Operacioneve Speciale
11 orë
Hyrja e Parlamentit të Shqipërisë rrethohet me gardh, sot seanca plenare e radhës

ME TE LEXUARA

10 orë
Shqipëria rrit pagat për 6 mijë ushtarakë
7 orë
Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa…?
1 ditë
Mbërrin në Portin e Shëngjinit anija e parë me emigrantët nga Italia
3 orë
Presidenti Begaj vizitë në Horën e Arbëreshëve në Itali
1 ditë
Bexheti: Realizohen pagesat direkte të papaguara për prodhuesit e qumështit për vitin 2023
1 ditë
Cilët janë kompanitë në Maqedoni që peshojnë rëndë!

LEXO MË SHUMË

bajram begaj

Presidenti Begaj vizitë në Horën e Arbëreshëve në Itali

cigare-750x430

Shtrenjtohen cigaret në Maqedoni, ja për sa…?

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria rrit pagat për 6 mijë ushtarakë

ushtria shqiptare

NATO-ja vlerëson regjimentin shqiptar të Operacioneve Speciale

kuvendi-i-shqiperise

Hyrja e Parlamentit të Shqipërisë rrethohet me gardh, sot seanca plenare e radhës

Banka-Boterore-600x360-1

Banka Botërore do të prezantojë raportin gjysëmvjetor për vendet nga Ballkani Perëndimor

bregdeti

Media australiane “Escape”: Udhëtim në Rivierën Shqiptare verbuese, qytetet e lashta dhe peizazhet spektakolare

fature-market

Ushqimet bazë, manipulimi me uljen e “gramazhës”!

ora-rryma-evn-struja

S’ka orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës deri në fund të vitit

INFO

NA NDIQ