Zhduken tri vajza për 24 orë, në Prishtinë, Istog dhe Gjakovë

INA
INA

23/05/2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar të zhdukura tri vajza në tri komuna.

Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur më 21.05.2023 rreth orës 19:20, në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ka ndodhur më 18.05.2023 në Istog, ku një femër kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raport.

Po ashtu një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra”, më 21.05.2023 në Gjakovë.

“Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

INFO

NA NDIQ