​7 marsi, festa shqiptare e mësuesit

INA
INA

07/03/2024

Më 7 mars, ditë e shpallur me një vendim të qeverisë shqiptare si “Dita Kombëtare e Mësuesve”, përkujton sot krijimin e Mësonjëtores së parë Shqipe në qytetin e Korçës, një qytet me tradita patriotike dhe mësimdashëse në juglindje të Shqipërisë.

Mësonjëtorja e parë u çel në 7 mars në 1887 në kushtet e pushtimit otoman, dhe ajo u krijua nga një grup rilindasish, ndërsa ishte e para shkollë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Sipas dokumenteve të kohës, veprimtaria e kësaj shkolle përshkohej nga idetë patriotike, edukata e punës dhe dashuria për dije.

Mësonjëtorja e parë shqipe u përkrah gjerësisht nga masat patriotike korçare dhe ato të mërgimit. Në këtë shkollë jepeshin lëndët, shkrim, këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë. Drejtuesit e parë të shkollës qenë patriotët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj, ndërsa drejtor i parë i saj u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare shqiptare, publicist dhe pedagog. Ai mëtoi mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshme të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës.

Një nga nismëtaret e krijimit të shkollës shqipe ishte edhe Parashqevi Qiriazi, atdhetare dhe veprimtare e shquar, e cila punoi për arsimimin e gruas shqiptare. Me botimin e librit të saj “Abetare për shkollat e para”, ajo zuri vend në historinë e shkollës shqiptare, si e para grua autore e teksteve shkollore. Mësonjëtorja e parë shqipe pati një jetë 15-vjeçare, ku përballoi pengesat dhe vështirësitë e nxjerra nga pushtuesit otomanë dhe sidomos kleri, që kërkonte ndalimin e përhapjes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Rëndësia e krijimit të kësaj shkolle qëndron në faktin se ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe krijoi një plejadë njerëzish, të cilët u bënë më vonë veprimtarë të lëvizjes për çlirim kombëtar dhe shoqëror të vendit.

Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”. Sot 7 Marsi kremtohet nga të gjithë shqiptarët, nxënësit në mbarë vendin, në shenjë vlerësimi të traditave më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari: Disa lider partiakë lusin natën ata që i shajnë ditën…

mesiq stipe mesic

Mesiç: Vuçiçi si Millosheviçi, “Serbia e madhe” nuk do të ndodhë

shkolle klase

Nga nesër nxënësit për herë të parë në pushim pranveror

auto_Automjete1547619109

Nesër do të vendoset nëse polica e autosigurimit do të shtrenjtohet

dogana kufi maqedoni

Zyrtarë të BDI-së kontrabandë me makina, dyshohen për përfshirje dy doganier?

ahmeti-mickoski-750x430-1

Mickoski: Ali Ahmeti më dërgon njerëz për të bërë qeveri pa kushte me VMRO-në!

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

89 vjeçari nga Maqedonia denohet me burg në Gjermani pasi vrau gruan e tij

albin kurti taravari vlen

Albin, ia VLEN!

menduh thaci

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

INFO

NA NDIQ