Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes

ina-online
ina-online

19/03/2024

Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër.

Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen. Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin në vitin 2022 ishte ajo portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja ose kroatishtja.

Cyrihu ka numrin më të madh të njerëzve që flasin një gjuhë të huaj në terma absolute.

Megjithatë, në përqindje situata duket ndryshe. Kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt dhe Zug janë kryesuesit, pasi më shumë se një në tre njerëz flet anglisht ose një gjuhë tjetër.

Një studim i ri i Entit Federal të Statistikave ka treguar se për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.

Për vite, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes. Në shifra absolute për herë të parë në vitin 2022 më shumë njerëz në këtë vend flisnin gjuhën shqipe sesa portugalishten si gjuhën e tyre kryesore, transmeton albinfo.ch.

Janë në mënyrë eksplicite mbi 292,700 njerëz në popullsinë rezidente të përhershme që shqipen e kanë si gjuhë të parë. Në përqindje, shqipja dhe portugalishtja dalin pothuaj njësoj: tüe dy gjuhët fliten nga 3.4 për qind të popullatës. Por në numra specifikë, rezulton se ndërkohë që shqipen e flasin 292,700 njerëz , portugalishtja flitet nga 292,219 njerëz ose 500 më pak.

Kur krahasojmë vendet, shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen. Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin në vitin 2022 ishte ajo portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja ose kroatishtja.

Ndërkaq, Cyrihu ka numrin më të madh të njerëzve që flasin një gjuhë të huaj në terma absolute. Megjithatë, në përqindje situata duket ndryshe. Kantonet e Gjenevës, Basel-Stadt dhe Zug janë kryesuesit, pasi më shumë se një në tre njerëz flet anglisht ose një gjuhë tjetër./Albinfo.ch

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

malte

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

INFO

NA NDIQ