Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

Picture of ina-online
ina-online

24/04/2024

Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari që jetonte në Ħaż-Żebbuġ, vdiq pasi një çati e një shtëpi e viteve 1920 në rrugën St Ignatius, ku ai po punonte, u shemb.

Një 31-vjeçar shqiptar i cili është dhëndri i viktimës mbeti i plagosur dhe pësoi lëndime të lehta. Balla, i cili ishte nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë. Ai festoi ditëlindjen dhjetorin e kaluar dhe ishte baba i gjashtë fëmijëve, ku më i vogli është vetëm 12 vjeç.

Paraditen e së shtunës, një mur u shemb duke shkaktuar shembjen e çatisë, ndërkohë që dy punëtorët shqiptarë po testonin vendin për të parë nëse mund t’i rezistonte punimeve të planifikuara.

Ndërsa kompanisë iu miratua leja nga Komisioni i Planifikimit, ata nuk mund të fillonin ende punimet derisa të kalonte periudha e hetimeve. Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe kryheshin pa lejet e nevojshme.

TË FUNDIT
6 orë
Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha
2 ditë
Sot, qyteti Eger i Hungarisë me bustin e Skënderbeut
3 ditë
Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane
3 ditë
Shkatërrohet rrjeti i mashtruesve telefonikë, në mes të të arrestuarve edhe shqiptarë
5 ditë
Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

ME TE LEXUARA

6 orë
Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha

LEXO MË SHUMË

Ibrahim Kolari

Ibrahim Kolari: Dibranët do ta bëjnë ndryshimin, edhe ata nga Amerika e Evropa thonë se tani është koha

Avni Hafuzi

Sot, qyteti Eger i Hungarisë me bustin e Skënderbeut

muharrem salihu

Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

policia gjermane gjermani

Shkatërrohet rrjeti i mashtruesve telefonikë, në mes të të arrestuarve edhe shqiptarë

policia gjermane gjermani

Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

zvicer zurich cyrih

Shantazhonte burrat e moshuar në Zvicër, shqiptari dënohet me 10 muaj burg me kusht

mustaf veseli

Veseli nga VLEN: Investime nga diaspora për komunat tona, 30 studentë çdo vit nëpër universitetet zvicerane dhe mësimi i gjuhës amtare në diasporë

vrasje

Atentat shqiptarit në Belgjikë, viktima dyshohet se u v’ra për gjakmarrje

gjermani jeta

Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

INFO

NA NDIQ