AI-ja dhe rrjetet sociale, “arma” e Kinës

Picture of INA
INA

08/04/2024

AI-ja dhe rrjetet sociale, “arma” e Kinës. Microsoft paralajmëron: Si do të tentojë Pekini të prishë zgjedhjet gjatë 2024-ës

Microsoft-i ka paralajmëruar se Kina do të tentojë të prishë zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi këtë vit me përmbajtje të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI). Gjigandi teknologjik thotë se grupet kibernetike të mbështetura nga shteti kinez priten të shenjëstrojnë zgjedhjet e profilit të lartë në vitin 2024. Sipas raportit të publikuar të premten thuhet se është e përfshirë edhe Koreja e Veriut.

“Teksa popullatat në Indi, Kore të Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do t’i drejtohen votimeve, me shumë mundësi do të shohim aktorët kibernetikë dhe influencues kinezë si dhe disa aktorë të jashtëm kibernetik të Koresë së Veriut që të punojnë drejt targetimit të këtyre zgjedhjeve”, thuhet në raport.

Sipas Microsoft, Kina do të krijojë dhe shpërndajë nëpërmjet rrjeteve sociale përmbajtje që i interesojnë pozitave të saj në këto zgjedhje që konsiderohen të profilit të lartë. Kompania tha se impakti që kanë përmbajtjet e krijuara me AI janë të vogla, por paralajmëroi se mund të ndikojnë. “Teksa impakti i përmbajtjeve të tilla në audiencat e lëkundura mbetet i vogël, eksperimentimi në rritje i Kinës në video, meme dhe audio do të vazhdojë dhe mund të rezultojë efektiv”, tha Microsoft. Sipas gjigandit teknologjik, Kina ka provuar ndërkohë të dezinformojë fushatën presidencale në Tajvan në Janar me përmbajtje të krijuara nga inteligjenca artificiale. Kompania amerikane tha se kjo ishte hera e parë që shikonte një entitet të mbështetur nga një shtet që përdorte përmbajtje të AI për të influencuar zgjedhjet e një shteti të huaj.

Grupi Storm 1376 që mbështetet nga Pekini njihet edhe si Spamouglage ose Dragonbrige, ishte shumë aktiv gjatë zgjedhjeve në Tajvan. Ata postuan audio të rreme në YouTube të kandidatit Terry Gou i cili gjoja mbështeste një kandidat tjetër në zgjedhje. Microsfot tha se klipi është krijuar me shumë mundësi nga inteligjenca artificiale. YouTube reagoi dhe e hoqi videon para se të merrte shikueshmëri shumë të madhe.

Sa i përket SHBA-së, Microsoft thotë se grupet kineze vazhdojnë të rrisin influencën në fushatën në SHBA. Thuhet se aktorët e mbështetur nga Kina përdorin rrjetet sociale për të nxitur “pyetje përçarëse” dhe të tentojnë të kuptojnë çështjet që ndajnë votuesit amerikanë.

“Kjo mund të bëhet për të mbledhur informacione dhe saktësi mbi demografinë kryesore të votuesve para zgjedhjeve presidenciale në SHBA”, tha Microsoft. Ky raport u publikua në të njëjtën javë kur një bord i emëruar nga Shtëpia e Bardhë tha se një numër gabimesh nga Microsfot lejoi operatorët kinezë të mbështetur nga shteti që të hynin në llogaritë e postave elektronike të zyrtarëve të lartë amerikanë. Ndërsa muajin e kaluar, qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar akuzuan hakerat e mbështetur nga Kina për një fushatë kibernetike që synonte politikanët, gazetarët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar.

TË FUNDIT
14 orë
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?
14 orë
Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja
14 orë
Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë
15 orë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C
15 orë
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Apple-1

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

hackers_security_password-100004008-gallery-1

Fjalëkalimet e dobëta si “admin” ose “12345” do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja

perdoruesit-e-telegram-mund-te-terheqin-cdo-mesazh-te-derguar-e-madje-biseda-te-plota_5c9920008d185

Telegram bllokon ‘botët’ që kundërshtojnë agresionin rus në Ukrainë

samsung

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje – ka dy porte USB-C

chat-gpt

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

tik tok

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

google

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

iphone- telefon mobil

Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

tik tok

TikTok-u nuk do të shitet, e paralajmëron SHBA-në pronari i tij kinez

INFO

NA NDIQ