Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

Picture of INA
INA

27/04/2024

Google po akuzohet se ka përfituar nga dominimi i saj në treg për ta bërë më të vështirë kërkimin e një shërbimi rival të saj.

Tuta Mail e cila thotë se numëron më shumë se dhjetë milionë përdorues në mbarë botën, pretendon se që nga marsi nuk është shfaqur dukshëm në kërkimet e Google.

Kompania ka bërë një ankesë në BE duke pretenduar se Google po e dëmton biznesin rival të saj.

Kjo akuzë është mohuar nga gjiganti teknologjik i cili thotë se Tuta mbetet “lehtësisht e qasshme” nëpërmjet motorit të tij të kërkimit, shkruan BBC.

“Në fillim të marsit të vitit 2024 Google papritmas ndaloi së shfaquri faqen tonë të internetit”, thuhet në ankesë.

“Kompania duhet të ndalojë menjëherë këtë kufizim të shfaqjes së faqes sonë të internetit në rezultatet e saj të kërkimit”, tha Matthias Pfau, bashkëthemelues i Tuta Mail.

Ndryshe, algoritmi i Google përdor një sërë faktorësh për të përcaktuar renditjen e rezultateve të kërkimit. Por, kompania mohon që përditësimet e algoritmit të saj të favorizojnë ndonjë uebsajt të veçantë.

“Përditësimet e renditjes së kërkimit absolutisht nuk synojnë të favorizojnë produktet e Google apo ndonjë uebsajt tjetër të veçantë”, tha kompania.

Megjithatë, Tuta e akuzon për shkeljen e ligjeve të BE-së dhe thotë se Google po ndikon në fitimet e shërbimit privat të saj.

TË FUNDIT
1 ditë
Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
1 ditë
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
1 ditë
Pas padisë së SHBA-së, Apple kryen një sërë ndryshimesh në pajisjet e saja
1 ditë
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë
2 ditë
Ajo mendoi se po fliste me Elon Musk, kështu që mbeti pa 50 mijë dollarë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

youtube-804x380

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

apple

Pas padisë së SHBA-së, Apple kryen një sërë ndryshimesh në pajisjet e saja

google

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Elon Musk X twitter

Ajo mendoi se po fliste me Elon Musk, kështu që mbeti pa 50 mijë dollarë!

microsof

Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë

google

Google shton emoji audio në telefonata

rrjete sociale instagram facebook tik tok

A mund t’i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Inteligjenca Artificiale IA

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

INFO

NA NDIQ