Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

ina-online
ina-online

29/03/2024

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale në Kërçovë.

Sipas raportit të parë të policisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë, kur ka ndodhur përplasja fatale mes një makine “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës e drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe një makine tjetër “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga SPB Ohër.

Me plagë të rënda kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot. Ekipet policore dhe prokurorët po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

INFO

NA NDIQ