Aksidenti me 4 shqiptarë të vdekur në Itali, zgjohet nga koma shoferi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptarë ka dalë nga koma tre muaj pas tragjedisë. Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio.

32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.

Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç).

Lame duhet të përgjigjet për krimet e vrasjes së shumëfishtë në rrugë dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës ( analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë të përzierjes së kokainës dhe drogës në trupin e tij).

Sipas gazetës Reggio, kushtet neurologjike të Lames nuk tregojnë shenja përmirësimi. Ai nuk mund të flasë dhe duket se nuk mban mend asgjë nga ajo mbrëmje.

Pasi ju besoi dy ekspertëve detyrën e rindërtimit të aksidentit dhe nxjerrjen e kopjes mjeko-ligjore të përmbajtjes së telefonave inteligjentë të shoferit për të verifikuar nëse i përdorte në timon, javën e kaluar prokurori Marco Marano kërkoi dhe mori një ekspertizë të tretë.

Gjyqtari hetues, Andrea Rat, i dha një psikiatri detyrën për të vlerësuar “aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim”.

Raporti do të dorëzohet brenda nëntëdhjetë ditësh.Rezultati do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse Lame do të mbajë përgjegjësi apo jo.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

INFO

NA NDIQ