Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Picture of INA
INA

05/10/2025

Albion Imeri nga Shqipëria dhe Gresa Bakraçi nga Kosova ishin më të shpejtët në garën e gjysmëmaratonës në kuadër të edicionit të 21-të të Maratonës së Shkupit – Wizz Air Skopje Marathon, që u mbajt këtë të diel në kryeqytetin maqedonas.

Imeri e përfundoi distancën prej 21 kilometrash me kohën 1:07:57, duke lënë pas vrapuesit nga Maqedonia e Veriut, Ivan Peshevski (1:11:30) dhe Aleksandar Arsov (1:12:52).

Në konkurrencën e femrave, Gresa Bakraçi tregoi dominim të plotë, duke e kaluar vijën e finishit me kohë prej 1:20:50. Pas saj u rendit Tea Bozhinovska, që me kohën 1:21:10 shënoi rekordin e saj personal, ndërsa vendin e tretë e zuri Miljana Ristiq Stojçevska me 1:22:13.

Me një pjesëmarrje të gjerë dhe atmosferë sportive, Maratona e Shkupit edhe këtë vit tërhoqi vrapues nga vende të ndryshme të rajonit, duke e konfirmuar statusin e saj si një nga ngjarjet më të rëndësishme të atletikës në Ballkan.

TË FUNDIT

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Ali Ahmeti dhe emocionet që fshihen në male

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Pse i urrej partitë politike, iu thënshin shqiptare?!

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË