Ali Ahmeti dhe emocionet që fshihen në male

Picture of INA
INA

05/10/2025

Shpërthimi i Emocioneve që nuk Ekzistojnë

– Ali Ahmeti ka thënë se nëse nuk lirohet nga burgu Hashim Thaçi, ‘emocionet e grupeve të caktuara’ mund të shpërthejnë në Ballkan.

– Bartësit e këtyre emocioneve të rrezikshme nuk dihet kush janë…
por dihet se për këto emocione në gjendje gatishmërie mund të flas vetëm Ali Ahmeti, ‘komandant i shpirtit dhe i të padukshmes’.

– Unë i propozova Ali Ahmetit që këto Emocione të ngrira të shpërthejnë menjëherë, s’kanë nevojë të presin çfarë do të ndodh…
se më mirë është që emocionet t’i paraprijnë drejtësisë, se sa anasjelltas.

– Vendodhja e ‘Grupeve emocionale’ për momentin nuk u bë e ditur, sepse emocionet janë të shpërndara gjjthkah nëpër Ballkan,
dhe ti mund të jesh me trup në një katund të Kosovës, por emocionet e t’ua i dërgon kudo ku e lyp situata.

– Mendohet se emocionet fshihen nëpër male!

– Pse emocionet gjithmonë fshihen në male?
– Dhe, pse ata që nuk dinë t’i shprehin emocionet me kohë dhe i grumbullojnë ato…sepse kanë frikë mos duken si ‘femra’, i shprehin pastaj të gjitha përnjëherë (tavë emocionesh),
duke çarë dru në male apo në oborr.

– Për shpërthimin emocional të shqiptarëve në Ballkan, nëse Drejtësia e Kosovës në Hagë bën çfarë s’bëhet, e ka dhënë mendimin e tij edhe Edi Rama, i cili këtë fushë shpirtërore ia ka besuar Ali Ahmetit….

– Se, tha: Alia i di më mirë skutat ku fshihen emocionet.

– Rama, e mori përsipër të flas më shumë për pabesinë…si mit i shqiptarëve.

– Pabesi do të thotë kur burri e tradhton gruan (dhe anasjelltas), e jo kur shoku e tradhton shokun, se shokë të vërtetë s’ka…

– Për shembull Ali Ahmeti kujton që veç ai është i poshtër, e ne jo…ne bëhemi budallenjë, emocionohemi e shpërthejmë, derisa ai i mbledh emlcionet tona, si pikat e lotit i vendos në bakall qelqi!

– Në këto raste quhet: tradhti, por tradhti është fjalë e papërdorshme, e prapambetur, naive!

– Sepse s’ke nevojë të mërzitesh nga tradhtia, ajo nënkuptohet që do të të ndodh…
(Nëse të besoj, ‘haram’ të qoftë nëse nuk më tradhton).

– Edhe Ali Ahmeti u fotogragua me Vuçiqin duke shikuar së bashku një
bunar historik, pa ujë.

– Sepse çdo gjë e papërdorshme dhe e shkretë quhet trashëgimi dhe art.

– Serbët e kanë një shprehje ‘bunar zhelja’.
E bunari te shqiptarët konsiderohet si gropë sekrete me ujë, ku dikush zhduket pa lënë gjurmë: ‘Sikur ra në bunar…pa shenjë’!

– Zakonisht shpërthimet emocionale parashikohen nga ata që nuk kanë emocione, si Ali Ahmeti e Edi Rama, ky i dyti, mos ta kapërceftë udhën….

– Ali Ahmetit ia kanë besuar ta shpërndajë rrezikun emocional nëpër Ballkan, sepse ai, në rast rreziku, mund të nxjerret nga situata:
mund të thirret në diagnozën ‘paranojak’, që ia ka pas ‘porositur’ në pazarin medicinal të Zvicrës, Gruevski.

– Askush nuk do të shpërthej, kurrë.
Harro.

– Shqiptari nuk shpërthen për trup të vetin e po shpërthen për ty.

– Të mbash emocionet e t’ua nën sundimin tënd është mënyra e mbijetesës së shqiptarëve, se na kanë mësuar se jeta nuk është kënaqësi…o jooo…
por është luftë që nuk përfundon…deri te kacia…luftë me emocionet…luftë me vetveten.

– Ne kemi hequr dorë nga Drejtësia, sepse vet jemi viktima të
përditshme të Padrejtësisë dhe Pabarazisë.

– Kushdo që dëshiron të mbijetojë në Kosovë e në Shqipëri, si me bukën, duhet të mësohet me pabarazi dhe padrejtësi.

– Për kë të mërzitemi?
– Për komandantin që u bë milioner pa punuar asnjë ditë?
– O, jo!

– Më qan zemra të mërzitem, Dua, por nuk mundem.

Kurrë.
Emocione nuk kemi.
Kemi…por janë aso emocione që të neverisin.

P.S. Nuk mundem më shumë…

– Në dhomën e saj të
ftohtë, Autorja i ka mbuluar këmbët me një qebe ngjyrë tambli, që po lëshon lesh të imët, si tinëz…disi..:
ndërsa jashtë, emocionet presin shpërthimin.

– E ka veshur një xhemper më të zi se futa, që po lëshon lesh të imët, pahetuar…disi…

– I ka lidhur flokët topuz, që asnjë qime të mos ia prekin fytyrën…
dhe po shqyrton mënyra se si të bëhet e lumtur sot, pa i dëmtuar emocionet e askujt…
– Po i duket, e pamundur…disi

– Shpërthimi nuk do të ndodhë, sepse ne s’kemi më emocione, kemi kujtime që digjen ngadalë!

TË FUNDIT

“Vij nga Kosova, e di çfarë është pushtimi”, Albulena Fazliu tregon pse iu bashkua anijeve që u nisën drejt Gazës

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Ali Ahmeti dhe emocionet që fshihen në male

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Pse i urrej partitë politike, iu thënshin shqiptare?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË