Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

INA
INA

9 Qershor, 2023

Azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi.

Rregullat e BE-së për azilin do të vlejnë vetëm për një numër të vogël azilkërkuesish.

Gjatë gjithë ditës të enjten (07.06.2023) 27 ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së diskutuan në Luksemburg për të arritur miratimin e reformës së zgjeruar të procedurës së azilit që është përgatitur prej vitesh si dhe për migracionin e kontrolluar. “Ka dritë në fund të tunelit”, tha një i deleguar gjatë bisedimeve që zgjatën rreth 12 orë. Presidentja suedeze e Këshillit Maria Malmer Stenergard e ndërpreu tri herë mbledhjen dhe pas qëndrimeve refuzuese të delegacioneve teksti i marrëveshjes u ndryshua disa herë.

Më në fund shtetet më të mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia ranë dakord, por jo vendet më të vogla. Vendimi në fund u mor me shumicë të kualifikuar nga vendet që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së dhe jo njëzëri. Kundër votuan Polonia dhe Hungaria, që vazhdojnë të refuzojnë rregullat e një politike të përbashkët migracioni në BE.

Të pranosh azilkërkues ose të paguash

Ministrja e Brendshme nacionalkonservatore e Polonisë, Mariusz Kaminski p.sh. deklaroi, se Polonia nuk do të paguajë zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkërkuesit e refuzuar. Ky zhdëmtim, 20.000 euro për azilkërkues, është i nevojshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, në rast se një vend nuk pranon aq azilkërkues, sa do të duhej të ishte e përballueshme nisur nga numri i popullsisë që ka.

Ekspertja e migracionit Helena Hahn nga Think Tank “European Policy Centre” shpreh dyshim, nëse ky sistem i ri do të ketë sukses: “Ne e pamë në fund, se marrëveshja has në rezistencën e disa vendeve anëtare si Polonia. Këto vende thonë, se kostot janë shumë të larta. Ndaj pritet që të ketë më shumë opozitë ndaj marrëveshjes.”

Më pak shanse për kuotat e pranimit nën 20 përqind

Pavarësisht opozitës masive ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet e mbingarkuara si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Nancy Faeser e konsideron vendimin në Luksemburg si vendim “historik”, i cili nuk qe i lehtë për askënd. Ministrja pranoi, se në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani të përbërë nga socialdemokratët, ekologjikët dhe liberal-demokratët janë të diskutueshme procedurat e përshpejtuara të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Me këtë procedurë të përshpejtuar maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumente bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë. Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 përqind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkërkues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.

Rregullat e miratuara tani nga këshilli I ministrave do të miratohen me Parlamentin e BE-së deri në fund të këtij viti. Nëse procedura e mëtejshme ligjore do të kalojë pa pengesa duke u miratuar nga parlamentarët përpara pranverës së zgjedhjeve të BE-së në qershor, atëherë rregullat hyjnë në fuqi qysh vitin e ardhshëm. /DW

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

robert fico

Partia majtiste e ish-kryeministrit pro-rus i fiton zgjedhjet në Sllovaki

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

erdogan

“Terroristët nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Erdogan

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

kina

SHBA paralajmëron për planet e Kinës për mbizotërimin e informacionit

azil

Po rritet pakënaqësia e gjermanëve me politikën e migracionit, shikoni sa vota do të fitonte AfD

biden-trump

Biden intesifikon sulmet ndaj Trump, bën kritikën më të fortë deri më tani

wagner-vagner

Putin takohet me ish-komandantin e Wagner-it

stoltenberg nato

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

INFO

NA NDIQ