Atentati ndaj Benard Ndrecës: U vendos 50 gr tritol! 6 të shoqëruar nga policia

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12 Prill, 2023

50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpëtheu në momentin që Benard Ndreca i dha makinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku Benard Ndrecës i bënë një atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.

Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve në momentin që montuan lëndën plasëse.

Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës.

Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë.

Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cigare-750x430

Shqipëria, e fundit në rajon për kultivimin e duhanit

sali-berisha

Berisha: Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

auto_-800-0-647aeb42ec04c1685778209

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit, zbardhen dyshimet e para

Policia-shqiptare

Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, arrestohet 33-vjeçari

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

Saimir_Tahiri

Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

INFO

NA NDIQ