Në Shqipëri sekuestrohen 53.3 kg kanabis që ishte destinuar për tregun në Maqedoninë e Veriut

Picture of INA
INA

07/05/2024

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 53.3 kilogramë kanabis të cilat sipas njoftimit ishin të destinuara për tregun në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, është arrestuar 46-vjeçari me iniciale E.G. nga Korça.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 17”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart 17”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

TË FUNDIT
12 orë
Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21
14 orë
Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)
4 ditë
Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit
4 ditë
Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë
5 ditë
Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

ME TE LEXUARA

14 orë
Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)
12 orë
Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

LEXO MË SHUMË

duka cana

Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

shkodra

Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)

durresi plazh bregdeti deti shqiptar golem

Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin bregdetin e Durrësit

edi rama

Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

kler caku

Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

Messi Mesi Inter Miami

“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)

vlora2

Kryetari i Vlorës tregon kur hapet sezoni i verës, ka një thirrje të fortë për turistët nga Kosova

bregdeti

Media spanjolle: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e paeksploruar evropian

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

INFO

NA NDIQ