BDI shënon 21-vjetorion e themelimit, dy festa paralele në Shkup dhe Tetovë

INA
INA

5 Qershor, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot shënon 21-vjetorin e themelimit, por ky përvjetor e gjen të ndarë këtë subjekt tradicional në dy taborre.

Kreu i kësaj partie i udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe anëtarë të partisë do të marrin pjesë në ngjarjen tradicionale vjetore në Shkup, ndërsa fraksioni i kësaj partie organizon një tubim feste paralelisht në Tetovë, përcjell INA.

Shënimi tradicional i përvjetorit të themelimit të partisë do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” me një koktej tradicional. Gjatë ceremonisë po ashtu do të zhvillohet edhe një panel debat i titulluar “Fronti evropian” ku do të flasin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ish-ministrja Radmilla Shekerinska, profesori Petar Arsovski, gazetari Gazmend Ajdini, ish-ministrja dhe ish-kryetare e komunës, Teuta Arifi dhe të tjerë.

Ndërsa nga ana tjetër, fraksioni i kësaj partie i njohur si “Grupi i Zjarrit” manifestimin për 21-vjetorin e partisë do ta zhvillojë afër Qendrës së kulturës në Tetovë.

BDI u themelua në maj të 2002, disa muaj pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 dhe pas dështimit të Këshillit mbipartiak të iniciuar nga ish-kreu i UÇK-së. Ali Ahmeti është kreu i kësaj partia që nga themelimi dhe se nga viti i aktivizimit të saj deri më tani kjo parti është fituese në çdo cikël zgjedhor tek kampi politik shqiptar. Në zgjedhjet e para të 2002, BDI fitoi 70% të votave të elektoratit shqiptar me 16 deputetë në Kuvendin e RMV-së.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

INFO

NA NDIQ