Berisha akuza qeverisë: Plan për spastrim etnik, Rama ‘vrau’ rrogat

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Mars, 2023

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se për 10 vite me radhë nuk rriti pagat e pensionet dhe për shkak të inflacionit, qytetarët marrin sot realisht më pak se sa merrnin në vitin 2013, kur demokratët drejtonin vendin.

Gjatë një takimi për problematikën e shpopullimit të vendit, Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes socialiste 937 mijë shqiptarë janë larguar drejt BE dhe, sipas tij, një nga arsyet janë të ardhurat që janë më të ulëtat në rajon.

“Ndodhi me shpejtësi një rrokullisje në paga dhe pensione më të ulëta në Europë. Edhe në Kosovë. Mjeku në Kosovë merrte dyfishin e rrogës së mjekut në Shqipëri”, deklaroi kreu demokratik.

Berisha shpjegoi se fondet për të rritur pagat e pensionet ekzistojnë, por qeveria i shpërdoron duke e mbështetur këtë akuzë në një raport të kontrollit të lartë të shtetit.

“A mund ta imagjinoni ju një qeveri që vjedh dhe shperdor në 9 muaj sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit 122 miliardë lekë, 130% fondin e pagave vjetore të shqiptarëve”, theksoi Berisha duke shtuar se një tjetër element që shtyn shqiptarët të largohen nga vendi është strehimi, pasi sipas tij mafia ka hyrë në këtë sektor.

“Merrni Tiranën, ka treguesin më të lartë absolut në Europë për ndërtimet. E ka 2-3 herë më të lartë se shumica e kryeqyteteve të kontinentit. Në çdo vend të botës, kjo do nënkuptonte çmime të arsyeshme, por të tretat më të lartat në Europë pas Parisit dhe Mynihut. Nga të mos largohen, kur ai e sheh se nuk blen dot kurrsesi një shtëpi? Po shkoj atje, se më strehojnë, dhe i japin një strehë.”

Sipas liderit historik të PD, Sali Berisha, largimi i shqiptarëve është problemi kryesor me të cilin përballet vendi sot dhe e gjithë shoqëria duhet të reagojë me votë kundër qeverisjes socialiste.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

foto-autostrada-korridori-8

8 mijë vende të reja pune në ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D

IMG_1619

Profili i Erdoganit/ Nga shitës limonadash, tek njeriu më i fuqishëm në Turqi

IMG_1614

Xhaka u jep lamtumirën tifozëve të Arsenalit

IMG_1602

Erdogan fiton përballë Kılıçdaroglu, numërohen mbi 98 % e votave

Pendarovski-foto-nga-profili-i-tij-ne-facebook-perdore

Ligjet për Korridoret 8 dhe 10D po presin nënshkrimin e Pendarovskit

erden atiq

A pritet të ketë nesër probleme në Mitrovicën e Veriut? Flet kryetari i kësaj komune

Zach Nunn

Kongresmeni amerikan: SHBA ta mbështesë Kosovën, Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

ageler-1

Ageler: S’jam në dijeni për takimin Kovaçevski-Mickoski, shpresoj të ketë diskutime të sinqerta

Anketa-partite-logo-maqedoni

Anketa i IPIS/ Si është rejtingu i partive dhe politikanët më të preferuar

INFO

NA NDIQ