Bie numri i nxënësve në Kosovës, rënia e natalitetit dhe migrimi arsyet kryesore

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë aktualisht janë 1028 nxënës, e që nga paslufta numri i nxënësve në këtë shkollë ka shkuar duke rënë vazhdimisht.

Kështu thotë për Arbresh.info, zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle, Drita Qorrolli.

Ajo thotë se numri më i madh i nxënësve nëpër klasa mund të shkojë deri në 32 nxënës.

“Që nga paslufta numri i nxënësve ka filluar të ulet, më herët numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 2000, pastaj filloi të përgjysmohet. Në shkollën fillore “Naim Frashëri” janë 47 paralele, ndërsa numri më i madh i nxënësve nëpër klasa është 32. Ka disa paralele që janë edhe me nga 27 ose 28 nxënës”, tregon Qorrolli.

Nxënësit e kësaj shkolle, sipas saj, nuk janë vetëm nga qyteti i Prishtinës, por në këtë shkollë vijnë shumë nxënës edhe nga rajonet e tjera.

“Na vijnë shumë nxënës edhe nga rajonet e tjera, si p.sh nga Hasi, Prizreni, Podujeva, ka më shumë. Së fundmi edhe nga Suhareka kemi parë një rritje të numrit të nxënësve”, thotë ajo.

Por, Qorrolli tregon se pse po ndodh ky fenomeni i zvogëlimit të numrit të nxënësve.

Sipas saj, shkak kryesor mbeten kushtet ekonomike, raporton “Arbresh.info”.

“Kjo ndodh për shkak të kushteve materiale, jo veç prej shkollës tonë kjo po ndodh në krejt Kosovën. Arsye tjetër është edhe sigurimi shëndetësor, këto janë arsyet kryesore”, deklaron tutje zv.drejtoresha e shkollës fillore “Naim Frashëri”.

Osmankaq: Numri i nxënësve po bie për dy arsye, rënia e natalitetit dhe migrimi

Njohësit e çështjeve të arsimit, kanë disa arsye tjera nga zëvendësdrejtoresha sa i përket rënies së numrit të nxënësve nëpër shkolla.

Salie Osmankaq, ish-gazetare dhe njohëse e kësaj fushe thotë se rënia e numrit të nxënësve po ndodh për shkak të rënies së natalitetit, dhe migrimi jashtë vendit.

“Janë dy arsye që kanë ndikuar në rënien e numrit të nxënësve nëpër shkolla. E para është rënia e natalitetit. Deshëm, ose jo, kjo është e vërtetë. Familjet e ngushta, sot janë dukshëm më të vogla sesa para 30 vitesh, në anën tjetër e kemi edhe migrimin jashtë shtetit Por, edhe atë brenda Kosovës”, shprehet ajo për “Arbresh.info”.

Sipas saj, gjatë 20 viteve të fundit lëvizjet demografik tregojnë se shumë familje migrojnë nga fshatrat për në qytet, dhe kështu shkollat nëpër fshatra mbesin të zbrazura.

“Për 20 vite lëvizjet demografike na flasin se është shume i madh numri i familjeve që migrojnë nga fshatrat për në qytet. Kjo ka bërë që shumë shkolla në qytete të mëdha të kenë numër të madh nxënësish, në një klasë. Duke tejkaluar shumë numrin e lejuar të nxënësve në klasë, kurse shkollat e shumë fshatrave, kanë mbetur pothuajse të zbrazura”, shprehet Osmankaq.

Edhe njohësi tjetër i arsimit, Argjend Osmani mendon po njësoj.

Ai, për “Arbresh.info” pohon se njëra nga arsyet kryesore është migrimi i theksuar në vendet jashtë Kosovës, dhe nataliteti.

“Njëra prej arsyeve për zvogëlim të numrit të nxënësve është padyshim migrimi i theksuar në vendet e ndryshme të zhvilluara. Arsye tjetër, është edhe zvogëlimi i natalitetit, që është shfaqur në masë të konsiderueshme viteve të fundit”, thotë Osmani.

Ndryshe, gjatë vitit 2021/2022 në një publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollorë ishte 32,397, prej tyre në sektorin publik 24,431 fëmijë ose 75.4% ndërsa në sektorin privat 7,966 fëmijë ose 24,6%.

Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 224,429, prej tyre në sektorin publik ishin 217,977ose 97.1%, ndërsa në sektorin privat 6,452 ose 2.9%.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 70,850 prej tyre në sektorin publik 67,138 ose 94.8%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,712 nxënës ose 5.3%.

Ndërsa numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special ishte 291 nxënës.

Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar ishte 82,389 prej tyre në universitetet publike 50,188 studentë, ose shprehur në përqindje 60.9%, ndërsa në kolegjet private ishte 32,201 studentë, ose 39.1%./Arbresh.info/Kujtesë Berisha

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

INFO

NA NDIQ