Çmimet mbeten në “qiell” , shporta konsumatore për një familje 51 mijë denarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Janar, 2023

Shpenzimet mujore për një familje katër anëtarëshe në janar të 2023 janë rritur për rreth 19,425 denarë më shumë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas Lidhjes së Sindikatave vjet në janar nevojiteshin 31.811 denarë për shportën e konsumatorit, ndërsa në mes të vitit 2022 arriti në 43.163 denarë, që në dhjetor të mbërrij në 51.234 denarë. Qytetarët akoma nuk po e rimarrin veten nga shpenzimet e festave të fund vitit, megjithëse sivjet ishin më duar shtrënguar. Por, nga LSM-ja thonë se përballja e vetme e krizës ekonomike do të jetë rritja e përshtatshme e pagave.

“Vjet ndikuam në rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, dhe aty ku kemi sindikata në sektorin privat, pagat menjëherë janë përshtatur me rritjen e pagës minimale përmes dialogut social, por fatkeqësisht, në sektorin publik situata ishte ndryshe dhe më së shumti Qeveria diskriminoi punonjësit e saj dhe pas presionit nga greva e përgjithshme e organizuar nga LSM filloi t’i rriste pagat e punonjësve por pa kriter”, njoftojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Ndërkohë sipas Bankës Popullore të Maqedonisë këtë vit planifikohet të ketë inflacion deri në 9%, kurse mesatarja e inflacionit për 2022 ishte 14,3%. Qeveria, nga ana tjetër, gjatë propozim-buxhetit parashikoi inflacion prej 7.1%. Kurse, parashikimet e FMN-së janë se viti 2023 do të jetë një vit i vështirë dhe 1/3 e ekonomisë botërore do të jetë në recesion. Për krahasim, inflacioni në Eurozonë vjet ishte mesatarisht 10,6%. Norma e inflacionit në Gjermani, pas 11.6% në tetor, u ul në 11.3% në muajin nëntor. Në Maqedoni, inflacioni në tetor ishte 19,8%, ndërsa në nëntor u shënua një rënie e lehtë në 19,5%.

“Banka Popullore ka rritur disa herë normën bazë të interesit gjatë periudhës së kaluar. Me ndryshimin e fundit që nga mesi i nëntorit, tani qëndron në 4.25%. Ne prezantuam edhe masa të tjera për të frenuar inflacionin që supozohej të ulnin konsumin. Inflacioni është përshpejtuar muajt e fundit, nga të cilat 75% është ende rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore të importuara dhe energjisë elektrike”, njoftojnë nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, eksporti dhe importi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve të Maqedonisë është 148% e Prodhimit Bruto Vendor tonë, kur në 27 vendet e BE-së mesatarja është 97%, SHBA vetëm 26%. Maqedonia, një vend me të ardhura të ulëta, pas tre dekadash nuk shkëputet dot nga ato pak vende që mbeten në fundin e listës evropiane. Shpenzimet e një familje mesatare për ushqim dhe energji në këto vende përbëjnë një përqindje dukshëm më të lartë të shpenzimeve totale mujore. Për shembull, në Maqedoni me mbi 50%, ndërsa në BE shpenzohen vetëm rreth 35% e të ardhurave të tyre./

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1744

Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

IMG_1737

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

INFO

NA NDIQ