Deri në fund të vitit 2026 duhet të ndërtohet autostrada Kërçovë – Ohër

ina-online
ina-online

26/03/2024

Afati i ri për përfundimin e punëve ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër është 31 dhjetori i vitit 2026.

Këtë e vendosi sot Qeveria me ndryshimin e aneksit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradës, përcjell INA.

Vendimi për shtyrjen e afatit për ndërtimin e seksionit, i cili sipas parashikimeve fillestare ishte paraparë të ishte gati në fund të vitit të kaluar, siç njoftoi sonte nga Qeveria, është marrë me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka shqyrtuar Informatat për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë- Ohër, me qëllim të lidhjes së aneksit numër 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, seksioni Kërçovë – Ohër, dhe përcaktoi draft dispozitat e shtesës. Me ndryshimet ligjore të vendosura, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë seksion autostradë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për vendimet e marra në seancën e sotme.

Si arsye për zgjatjen e periudhës së ndërtimit, Qeveria përmend 13 rrëshqitjet e reja të shfaqura në trase, si pasojë e “projektimit fillestar të papërshtatshëm dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”.

Meqenëse po flitet për ndryshime në ligj, aneksi duhet të votohet nga Kuvendi.

“Nëse përbërja aktuale do ta bëjë këtë është e diskutueshme, pasi siç u bë e ditur sot, seanca e fundit e kësaj përbërje parlamentare do të mbahet të enjten (28 mars), ose do të mbetet që aneksi të vendosë përbërjen e radhës të legjislativit pas zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj”, theksoi Qeveria.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM thotë se “27 prilli” nuk guxon të përsëritet: Pjesëmarrësit ishin dhunues, jo mbrojtës të Kushtetutës siç thotë Mickoski e Siljanovska

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

INFO

NA NDIQ