LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

Picture of INA
INA

27/04/2024

27 Prilli është data më e zezë në historinë e demokracisë maqedonase, është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së, njoftoi LSDM.

“Më 27 prill 2017, banditë të armatosur, të nxitur nga DPMNE, hynë në Kuvend duke u përpjekur të vrisnin deputetë, të plagosnin gazetarë dhe punonjës të Kuvendit, të kërcënonin rendin kushtetues, e çuan shtetin në prag të luftës civile.
Kujtimet e fytyrave të përgjakura të deputetëve, të sulmuar me shkopinj e karrige, shkulja e flokëve, tërbimi i dhunuesve, që thyen dhe shkatërruan gjithçka kishin përpara në tempullin e demokracisë, janë ende të freskëta edhe pas shtatë vitesh.

Banditë kanë pasur mbështetje edhe nga Hristijan Mickoski, i cili atë ditë ishte para Kuvendit të Maqedonisë.

Në vend të faljes dhe dënimit, Mickoski është në mbrojtje të kriminelëve të dënuar të së Enjtes së Përgjakshme.

Në DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Është e njëjta parti që kërkon të shkelë sërish lirinë, demokracinë, të bëjë llogari me kundërshtarët, të përhapë urrejtje dhe përçarje mes qytetarëve.

LSDM-ja bashkë me qytetarët nuk do të lejojë që 27 prilli të harrohet, nuk do të lejojë më kurrë.

Me votimin e LSDM-së dhe Koalicionit më 8 maj, qytetarët votojnë për liri, demokraci dhe vlera evropiane”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT
3 orë
Kush janë 13 deputetët e koalicionit "VLEN" (Lista)
3 orë
Kush janë 19 deputetët e koalicionit "Fronti Evropian" (LISTA)
4 orë
Numërohen mbi 98.62 % të votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive
5 orë
Duhet me bo një tribunal special për Albin Kurtin, për këtë shkatërrues gjakatar karrierash politike
6 orë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM

ME TE LEXUARA

19 orë
Hapen linja telefonike për raportimin e shkeljeve të së drejtës së votës
11 orë
Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane
17 orë
Mos vidhni vota: Politikanët prej nesër ua mbyllin telefonat, ju rrezikoni nga 5-6 vite burg!
7 orë
Mucunski: BDI-ja do të shkojë në opozitë
15 orë
Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës
19 orë
Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, MPB po vepron sipas kompetencave të saj

LEXO MË SHUMË

vlen tubimi

Kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)

fronti evropian bujar osmani

Kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)

KSHZ-Komisioni

Numërohen mbi 98.62 % të votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive

rron gjinovci

Duhet me bo një tribunal special për Albin Kurtin, për këtë shkatërrues gjakatar karrierash politike

Fatmir-Bytyqi

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit në LSDM

BDI mbetet me 9 deputetë

vlen tetove kasami

Koalicioni VLEN nisi festën në Tetovë, Kasami: jemi fitues në kampin shqiptar

mucunski

Mucunski: BDI-ja do të shkojë në opozitë

taravari efridoll

Arben Taravari shfaqet me Efridoll në duar, ia propozon Frontit Europian

INFO

NA NDIQ