Dita Starova-Qerimi nderohet me titullin “KALORËS I URDHRIT TË YLLIT TË ITALISË”

Picture of ina-online
ina-online

09/04/2024

Drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Dita Starova Qerimi u nderua me titullin “Kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga ambasadori italian Andrea Silvestri.

Në manifestimin zyrtar në Çifte Hamam, në prani të një numri të madh artistësh, studentësh, kolegësh e miqsh, Starova Qerimi, e cila është edhe artiste edhe profesoreshë, me shumë emocion pranoi këtë dekoratë nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, me propozim të Ministrit të Jashtëm, për vendosjen dhe edukimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale me Italinë, për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve të dy vendeve.

Ambasadori Silvestri tha se Starova-Qerimi ndër vite ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me Italinë si menaxhere kulturore, disa herë ka qenë dhe vazhdon të jetë kuratore e Bienales vjetore të Artit të Venecias dhe është një profesioniste e lartë.

“Kalorësi i Urdhrit të Yllit të Italisë” është dekoratë e prezantuar në vitin 1947 si “Urdhri i Yllit të Solidaritetit Italian” dhe që nga viti 2011 mban emrin e ri.

Pas ceremonisë u hap ekspozita “Pinoku më i dashur, stilistë dhe artistë grafikë italianë ridizajnojnë kukullën më të famshme në botë”, ku u ekspozuan 60 projekte dizajni nga 30 stilistë dhe 30 artistë grafikë, me rastin e 140-vjetorit të botimit të parë të librit “Aventurat e Pinokios – Përralla e një kukulle” nga Karlo Kolodi, libri italian më i përkthyer në botë.

TË FUNDIT
9 orë
“MUZA E AGIMIT”, KËTË VIT I TAKOI POETIT KUMANOVAR, FATOS RUSHITIT
9 orë
“Qyteti i kalldrëmeve” një emblemë historike
16 orë
Po zbrazen shkollat në rajonin e Tetovës, bie numri i nxënësve
2 ditë
Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë (Video)
2 ditë
Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

ME TE LEXUARA

16 orë
Po zbrazen shkollat në rajonin e Tetovës, bie numri i nxënësve
9 orë
“Qyteti i kalldrëmeve” një emblemë historike
9 orë
“MUZA E AGIMIT”, KËTË VIT I TAKOI POETIT KUMANOVAR, FATOS RUSHITIT

LEXO MË SHUMË

Messenger_creation_a439367b-9cbe-43e1-a96a-e85315a56abc

“MUZA E AGIMIT”, KËTË VIT I TAKOI POETIT KUMANOVAR, FATOS RUSHITIT

libri qyteti i kalldermeve

“Qyteti i kalldrëmeve” një emblemë historike

shkolle klase

Po zbrazen shkollat në rajonin e Tetovës, bie numri i nxënësve

veland ramadani

Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë (Video)

mahiri

Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

Kurti mozaik

Nagip Tashi realizon portretin e Kryeministrit Kurti në mozaik druri

UT Universiteti tetoves

UT me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

librat-780x439

Sot Dita Ndërkombëtare e Librit

INFO

NA NDIQ