“MUZA E AGIMIT”, KËTË VIT I TAKOI POETIT KUMANOVAR, FATOS RUSHITIT

Picture of INA
INA

02/05/2024

Në fshatin Zhegër të Grykës së Karadakut, vendlindje e heroit të kombit, Agim Ramadani, u mbajt edicioni i radhës i pjesës letrare “MUZA E AGIMIT, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”.

Poetë të përzgjedhur nga Kosova, Shqipëria, dhe Republika veriore e Maqedonisë, të cilët sollën vlera të reja poetike, në ditën e dytë të këtij Manifestimi, i cili u mbajt në hapësirat e SHMU “Agim Ramadani, e që kishte edhe karakter garimi, i përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje në vendlindjen e heroit, bashkëudhëtarja e ejetës së heroit, znj. Shukrije Ramadani.

Para shumë ardashësve si dhe Jurisë letrare në përbërje, Naime Beqiraj, Nexhat Rexha e Emin Azemi, për tri Çmime poetike “Muza e Agimit”, konkuruan: Ajne Iberhysaj (Deçan), Ardian Haziri (Viiti), Arsim Halili (Kosovë Lindore), Dhimitër Pojanaku (Pogradec), Etleva Tafa, (Tiranë), Engjëll Koliqi (Viti), Ibush Vishi (Kaçanik), Fatos Rushiti (Kumanovë), Mexhit Havolli (Podujevë), Muhamet Halili (Gjilan), Sabile Basha (Prishtinë), Selvete Abdullahu (Zhegër), Shqipe Hasani (Prishtinë), Xhelil Rrahmani si dhe Zanë Mali. Ndërsa jashtë konkurence lexuan: Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Naime Beqiraj, Xheladin Rexhepi e Sabit Rrustemi.

Juria letrare, e cila krijimet poetike të poetëve i kishte paraprakisht në vlerësim, pas leximit të tyre, në mënyrë unanime poezi fituese e shpalli atë të poetit kumanovar, Fatos Rushitit, me titull:”Të shpejtoj civilizime”.

Me vendin e dytë e shpërbleu poezinë e Arsim Halilit nga Kosova Lindore, me titull, “A 33…”, ndërsa me atë të tretin, poezinë e poetes nga Tirana, Etleva Tafës, me titull: “Heronj të lindur në djep për liri e atdhe.

Të gjitha poezitë e lexuara u përcollën nën tingujt e violonçellos nga profesoresha e muzikës, Arzije Isufi, gjë që i dha ngjyra të theksuara artisitike këtij takimi letrar, i cili i përkushtohej një figure tk shquar të kombit.

Organizatori i këtij Manifestimit tradicional i cili mbahet pandërprerje nga viti 2001 e këndej, Shoqata kulturore “Ditët e Agimit”, me seli në Zhegër, nderoi me Mirënjohje edhe shkrimtarin e shquar nga kjo anë e Kosovës, Sabit Rrustemin, për kontributin e dhënë në themelimin dhe mbajtjen e këtyre takimeve, me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij.

Manifestimi tradicional kulturor, Ditët e Agimit”, po mbahet nën mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

TË FUNDIT
15 orë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
2 ditë
MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore
3 ditë
Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024
3 ditë
Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit
4 ditë
Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

ME TE LEXUARA

15 orë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

LEXO MË SHUMË

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

libra-libri

MASH: Në mënyrë sistematike dhe afatgjate e zgjidhëm çështjen e teksteve shkollore

florim zulfiu

Shkollat shqipe të suksesshme në garat në fushën muzikore me kor dhe orkestër 2024

Arsim sinani

Arsim Sinani një profil i lartë intelektual dhe zë i fuqishëm i opozitarizmit

Shkolla idrizove Jurumleri Njegosh

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shënohet ulje – “Kirili dhe Metodi” në vendin e 1990 ndër 2000 Universitetet Shtetërore më të mira në botë!

arben cejku libri

“KOSOVA, Sovraniteti versus Integriteti”, i ambasadorit Arben Çejku, u promovua në Nju Jork

eurovision

Eurovizioni dhe vdekja e artitT

femije shkolle

Çdo vit numri i nxënësve të klasës së parë zvogëlohet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ