Po zbrazen shkollat në rajonin e Tetovës, bie numri i nxënësve

Picture of ina-online
ina-online

02/05/2024

Në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës të dhënat e deritanishme flasin se duhet të regjistrohen 840 nxënës. Por në këto lista nuk janë përfshirë fëmijët e lindur jashtë Tetovës, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Në ndërkohë, vazhdon problemi i rënies së numrit të nxënësve që regjistrohen në shkollat e Malësisë së Tetovë, ku këtë vit pritet që të regjistrohen 100 nxënës më pak.

“Të dhënat që kemi nga drejtoria e librave amë, i kemi 840 fëmijë që duhet të regjistrohen në klasë të parë, në krahasim me vitin e kaluar kemi një rënie të dukshme të fëmijëve që duhet të regjistrohen në klasë të parë. Sipas të dhënave që I kemi, problem është malësia e Tetovës kemi shumë pak fëmijë që do të regjistrohen në klasë të parë, përafërsisht janë 100 nxënës më pak. Por, ende nuk kemi të dhëna për lindjet që janë kryer jashtë Tetovës, sepse e dimë se ka lindje të fëmijëve edhe në qytete tjera, kryesisht në Shkup”, tha për gazetën Koha, Valedin Ademi, udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës.

Sipas tij, me këto numra nuk rrezikohet që të mbyllet ndonjë paralele, apo ndonjë shkollë. “Besoj se ende jemi në nivel që të mos vijmë deri tek kjo situatë. Poashtu nuk rrezikohen edhe vendet e punës për mësimdhënës”, nënvizoi Ademi.

Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore do të fillojë pas përfundimit të pushimit që kanë fëmijët në këtë periudhë, respektivisht pas 7 majit. /Koha.mk

TË FUNDIT
41 minuta
Këshilli Gjyqësor, Mickoskit: Politikanë vijnë dhe shkojnë nga pushteti, drejtësia është shtylla që mbetet
42 minuta
SYRIZA: Mickoski po shkel Marrëveshjen e Prespës
50 minuta
Ndryshimet kushtetuese, "nyje" në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it
1 orë
Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë për një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës
1 orë
Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?

ME TE LEXUARA

1 ditë
Quçukov: BE po jep sinjale se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë në procesin negociues
2 orë
Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë
21 orë
NË HAXH KËTË VIT DO TË SHKOJNË 2020 BESIMTARË MYSLIMANË NGA VENDI
1 ditë
Aliu: Viti i parë i qeverisjes do ti dedikohet integrimit evropian, VLEN më e bashkuar se çdoherë
17 orë
“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së
24 orë
Ndërroi jetë trajneri dhe mësuesi kumanovar i sportit, Ismet Salih – Meçe
2 orë
Gjykata administrative sot do të debatoj rreth padive të frontit evropian
20 orë
Nervozë e të qeshura në Kotor! “Përplasen” Rama e Vuçiq, ky i fundit ndal mikrofonin

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor, Mickoskit: Politikanë vijnë dhe shkojnë nga pushteti, drejtësia është shtylla që mbetet

greqi-1-800x445-600x360

SYRIZA: Mickoski po shkel Marrëveshjen e Prespës

TARAVARI MICKOSKI

Ndryshimet kushtetuese, “nyje” në bisedimet mes VMRO-së dhe VLEN-it

Gerald Knaus

Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë për një takim të jashtëzakonshëm për çështjen e Kosovës

Screenshot_20240517-092722~2

Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?

gjykata-administrative-e-pranoi-ankesen-e-ivanovit-kunder-komisionit-per-antikorrupsion-per-avancimet-ne-armate_5d87956de2ce5

Gjykata administrative sot do të debatoj rreth padive të frontit evropian

moti sot

Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

Pance Toshovski

Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!

INFO

NA NDIQ