Djaloshi që la Amerikën për të veshur uniformën e policisë së Kosovës

Picture of Ina Online
Ina Online

19/04/2024

Njihuni me Policin e ri të Kosovës, Andi Vranja, djaloshin që në mes të ‘ëndrrës amerikane’ dhe Kosovës, zgjodhi Kosovën!

Amerika është ëndërra e shumë të rinjëve të Kosovës e më gjerë! Ata që shkelin këtë tokë të bekuar e “pijnë ujin” e saj, vështirë se kthehen më nga kanë ardhur.

Megjithatë, disa e bëjnë të pamundurën. Mund të jenë të paktë, por janë. Andi kaloi një kohë (të shkurtë, por produktive) në SHBA e edhe në Kanada, ku e kishte mundësinë të vazhdojë të punojë e jetojë; të shijojë ‘ëndrrën amerikane.’

Por ai, përkundër të gjithave, e zgjodhi ëndrrën e vet, e zgjodhi Kosovën, e zgjodhi pasionin e tij për t’i shërbyer atdheut e kombit, dhe sot e dha betimin e Policit të Kosovës. Ai sot nuk është vetëm një polic i ri i shtetit, por një shpresë e re! Është simbolika e atdhedashurisë dhe e vullnetit të hekurt për t’i qëndruar gardian Republikës e qytetarëve të saj.

Shtatlartë e i vendosur, fjalëpak por punëtor, i urtë por i pakompromis në principe, Andi është shembull që na bënë krenar!

Andit i uroj nga zemra që realizimi i ëndrrës së tij kosovare të bëhet ogurbardhë për të gjithë koleget e kolegët e tij në shërbim të vendit! Suksese e shëndet për Andin dhe të gjithë policët e ri të Kosovës që sot morën mbi supe përgjegjësinë për të ruajtur rendin e ligjin, për ta ruajtur e mbrojtur Republikën e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj! Krenar me ty!

Shkruan: Faton Bislimi

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË