Droga shpërndahet nëpër shkollat e Tiranës, të rinjtë të rrezikuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Mars, 2023

Pas disa muajve hetime policia arriti të arrestojë 20 shpërndarës droge në Tiranë dhe të provojë se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

24 shpërndarësit ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia.

Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport publik ndërsa për droga të ndryshme përdornin kode. Kur flisnin për kokainën ata i referoheshin si “pluhuri i zanave”. Kur bëhej fjalë për sasi të mëdha droge ata i referoheshin “Vellai i madh” ndërsa për sasi të vogla si “vellai i vogel”.

Gjykata penale la në burg dje 10 personat e arrestuar të mërkurën, pasi shpërndanin droga të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.

Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz.

Euronews Albania siguroi edhe emrat e disa prej të arrestuarve në operacionin antidrogë si: Fabian Qoku, Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani dhe Jurgen Hasamataj.

Gjithashtu në kërkim u shpallën dhe 4 persona të tjerë si pjesë e grupeve kriminale. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më shumë se 2 kilogramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash dhe 29 aparate celulare.

Pas arrestimit të shpërndarësve policia është orientuar drejt identifikimit të furnizuesve të tyre. Pritet zbërthimi i celularëve të të arrestuarve për të shkuar në emra konkret por paraprakisht ka dyshime se ata janë nga Fushkruja.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

INFO

NA NDIQ