Filmi “Biznesi i kënaqësisë” fitoi çmimin e filmit më të mirë artistik në “Riverside Film Festival” në Kaliforni të SHBA-ve

Picture of Ina Online
Ina Online

20/04/2024

“Biznesi i kënaqësisë” fitoi çmimin për filmin më të mirë artistik në “Riverside Film Festival” në Kaliforni të SHBA-ve.

Festivali me traditë 23 vjeçare, që u mbajt nga 10 deri më 14 prill promovon filma me tema të guximshme që trajtojnë sfidat sociale, por që flasin edhe për guximin e shpirtit njerëzor.

Producenti i filmit Driton Ramadani theksoi se ky është një sukses i radhës që na gëzon dhe na impresionin, sepse brenda një periudhe të shkurtër ky është çmimi i dytë që vjen nga SHBA-të. Muajin e kaluar po ky film i shpall filmi më i mirë në edicionin e 30-të të “Sedona International Film Festival” në Arizona.

“Biznesi i Kënaqësisë” deri më tani ka marrë tetë çmime në festivalet e filmit në mbarë botën, pesë prej të cilave janë për filmin më të mirë artistik.

Filmi ndjek historinë e një gazetareje e cila, e përhumbur nga zhdukja e shoqes së saj më të mirë, përgatit një operacion të fshehtë për të zbuluar një rrjet të trafikimit të grave. Por ndërsa bashkëpunëtorët e saj i afrohen shefit, situata del jashtë kontrollit.

Në rolet luajnë Musa Isufi, Sladjana Vujosevic, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Exona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska, ndërsa skenarin e ka nënshkruar edhe Cvetanovski. Producentët e filmit janë Driton Ramadani, Bogdan Jonçevski dhe Goce Cvetanovski. Filmi është xhiruar me mbështetjen e Agjencisë së Filmit. Agjencia e lajmeve INA është një nga sponsorët medial të këtij filmi që po shënon suksese ndërkombëtare. (INA)

TË FUNDIT

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

FSK në qendër të vëmendjes në Pentagon – Jashari prezanton zhvillimet

“Pentagoni gati për luftë nëse Trump urdhëron!”

Prokuroria ngrit procedurë për incidentin e djeshëm në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË