Flet Enver Petrovci: S’fola për UÇK-në, por për…

ina-online
ina-online

27/03/2024

Aktori Enver Petrovci i cili këto ditë ka qenë temë në lidhje me disa deklarata të rënda që i ka bërë për ish-krerët e UÇK-së duke përdorur gjuhë përçmuese ndaj tyre.

Fjalët e ti jai i ka arsyetuar me pretendimin se i është prerë intervista që e dha në RTK, më konkretisht, në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”.

Në një përgjigje ai ka thënë se nuk e ka pasur fjalën për UÇK-në por për Titon, i cili sipas tij, po të mos ishte në luftë, do të ishte mekanik i thjeshtë.

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK-së, ajo është gënjeshtër. Po kom folë për njerëzit e luftës. Tash Adelina, RTK e përmirëson, nëse nuk e përmirëson atë fjali që e kanë hek për shkak të kohës. E me thënë që do ta kthejnë fjalinë. Unë kam menduar për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë, kish mbetë një mekanik i thjeshtë. Këtë fjali e kanë heqë.” – ka thënë ai.

Tutje Petrovci ka bërë edhe pretendime të tjera, duke thënë se u ka ndihmuar disa ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Askush se ka pa intervistën, kur e shkëput, atëherë shkruajnë njerëzit gjithçka. Këtë shkëputje e kanë komentuar udbashat, që unë nuk dua me komentu me ta.Çka kom fol për UÇK-në, kam thënë, “gjëja e parë që është dashtë me i rahatu, ushtarët e UÇK-SË. Këta i kanë lënë ushtarët deri në vetëvrasje me shku. Unë jam detyruar. Unë i kam zgjedh pesë veta që kanë dashtë me bo vetëvrasje, prej rrogës sime iu kam dhënë nga 100 euro.” – u shpreh ai.

Çka tha në RTK?

Sipas Petrovcit, kryeministri aktual, Albin Kurti, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje. Petrovci e ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë.” – ka thënë ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

UT Universiteti tetoves

UT me 13 fakultete dhe 98 programe studimore

policia-kosoves

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

INFO

NA NDIQ