Forumi Energjetik i MEF-it 2023 / Bytyçi: Zgjedhjet që bëjmë sot në sektorin energjetik do të kenë ndikim të madh në të ardhmen e ekonomive tona

INA
INA

30 Maj, 2023

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, nën patronazh të cilit u organizua Forumi Energjetik i MEF-it 2023 të cilit i uroi punë të suksesshme, në të cilin në dy ditët e ardhshme në Shkup, një numër i madh i përfaqësuesve të lartë të Qeverisë nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues nga organizata dhe fondacione ndërkombëtare do të diskutojnë mbi temën “Përmirësimi i trekëndëshit ‘Politikat – Teknologjia Financiare – Energjetike’ për rezistencën energjetike dhe tranzicionin e gjelbër”.

Në manifestimin e organizuar për pjesëmarrësit e Forumit Energjetik të MEF-it 2023, zëvendëskryeministri Bytyqi shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut do të jetë vend ku do të zhvillohet dialogu, do të shkëmbehen njohuri dhe do të ndahen qasje, arritje, trende dhe strategji inovative në lidhje me sfidat energjetike të cilave po u bëjmë ballë.

“Energjia dhe ekonomia janë të lidhura thellë. Njëra nuk mund të rritet dhe të zhvillohet pa tjetrën, prandaj zgjedhjet që bëjmë sot në sektorin energjetik do të kenë një ndikim të madh në të ardhmen e ekonomive tona dhe në mirëqenien e brezave të ardhshëm”, tha Bytyqi.

Ngjarja, e cila është nën patronazhin e zëvendëskryeministrit Bytyqi, organizohet nga Instituti ZIP, në partneritet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Delegacionin e BE-së në Shkup.

Ky forum filloi në vitin 2018 si një iniciativë që duhej të nxiste një dialog të rregullt formal për tema të ndryshme që lidhen me energjetikën, për të kontribuar në qartësimin e interesave të investitorëve të energjetikës në këtë rajon dhe për të ofruar zgjidhje alternative lidhur me pozicionet gjeostrategjike energjetike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

durres-plazh-bregdet

Bumi turistik dështon të sjellë bum ekonomik

solar rryme fotovoltaik

Në Maqedoni sot hapet parku më i madh solar në rajon

pensionist-pleq

Nga 1 tetori nis shpërndarja, Rama: Mbi 767 mijë të moshuar do të përfitojnë rritjen me 8.6% të pensionit të tyre

INFO

NA NDIQ