Fronti Evropian në vijën e parë me “Stalinin”!

Picture of ina-online
ina-online

11/04/2024

shkruan: Agon Ukshini

Ashtu siç dihet nga historia, Stalini që nga marrja e pushtetit filloi eliminimin e bashkëveprimtarëve të tij dhe një pjese të dërmuar të popullatës që nuk mendonin si ai. Eliminim politik edhe fizik, që u manifestua me internime në gulagët e Siberisë apo me vrasje.

Të ngjashëm e kemi edhe ne liderin e Frontit “Evropian” i cili pas marrjes së pushtetit përdori metoda të ngjashme, duke eliminuar nga skena politike bashkëveprimtar e luftëtar të shquar të kombit. E, në anën tjetër, ish-bashkëpunëtorët e sistemit i bëri ministra e kryetar Komunash.

– Menjëherë pas luftës, vriten trimat si Avni Beqiri, Xhavit Morina, Harun Aliu, e shumë e shumë të tjerë, ndërsa “Stalinit” vetëm se i rritej pushteti.

– Familjet e dëshmorëve kanë probleme ekzistenciale, shumica prej tyre emigrojnë, psh fëmijët e Shenasi Ibrahimit dëshmorë i kombit i vrarë në Sllupçan.

– Për gjithë këto vite pushtet majat e suksesit i arriti në krim e korrupsion, degradim dhe dëbim të rinisë shqiptare nga trojet e veta, ashtu siç bënin armiqtë tonë shekullorë.

– Pa fije turpi në Frontin “Evropian” i ka vendosur eksponentët si Musa Xhaferi, Sadulla Duraku Blerim Bexheti etj. Të cilët për 20 vite pushtet u shquan për listat e punësimeve me kushtëzime të llojllojshme, aferat e tyre seksuale e korruptive, si dhe dështim në institucionet ku ata udhëheqësin.

Nuk ka Evropë me Sadulla Durakun, ku për 20 vite me radhë Komunën prej nga vjen e ka pa ujë të pishëm pa kanalizim, me deponi të egra të bërllokut dhe me nivel të lartë të varfërisë.

Nuk ka Evropë me Musa Xhaferin, aferat e të cilit i ka parë e dëgjuar i gjithë populli.

Për mua është e vështirë se me çfarë “kuadro” ka dalur dhe paraqet Evropë, por më vije edhe neveri nga profesorë, mjekët, veteranët, studentët dhe të gjithë intelektualët që janë shtylla e kombit, e që janë denigruar deri në atë nivel sa që t’i duartrokasin krimineleve dhe të paditurve. Ky nuk është Front “Evropian” por ky është front për pushtet e që rezulton në dëbimin e rinisë së cunguar deri më tani. Andaj i lutem popullit që më 8 maj t’i thotë JO “gagës e magës” e t’i thotë PO ndryshimit, se padyshim ndryshimi në Maqedoninë e Veriut Vlen.

TË FUNDIT
2 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet
2 ditë
SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!
2 ditë
Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike
2 ditë
Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat...
3 ditë
Po vijnë komitët?

ME TE LEXUARA

2 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

LEXO MË SHUMË

fatos rushiti

Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

dijana toska

SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!

sulejman rushiti

Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike

bujar-osmani-arben-taraavari

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat…

medai-shaholli

Po vijnë komitët?

Faton Halili

TRYEZA E TIRANËS SË FAMËSHME DUHET TË RIAKTUALIZOHET

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

INFO

NA NDIQ