Gashi flet për ndryshime kushtetuese, tregon si do të bëhen ato (VIDEO)

Picture of INA
INA

27/04/2024

Gjatë qëndrimit në Tetovë, kryetari i “Alternativës” Afrim Gashi, që është pjesë e koalicionit VLEN, ka theksuar se ndryshimit kushtetuese duhet të bëhen më patjetër, pasi sipas tij, këto ndryshime janë të detyrueshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian.

Gashi ka treguar se këtë do ta bëjë duke krijuar konsensus të gjerë politik me të gjitha subjektet politike në vend.

“Koalicioni VLEN e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dilemë për detyrimin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, që janë të detyrueshme për ta vazhduar procesin e integrimit europian, dhe këtë do ta bëjë duke krijuar konsensus të gjerë politik me të gjitha subjektet politike në vend”, ka thënë i pari i “Alternativës” .

Gashi ka treguar se planin se si do të bëhen këto ndryshime.

“Ndryshimet kushtetuese do të bëhen ashtu që gjatë bisedimeve për qeverinë e re do ta krijojmë një kornizë për integrim, e cila do t’i përfshijë hapat që duhet të ndërmerren, pra planin aksionar, si dhe afatet në të cilat duhet të realizohet ky plan”.

Përveç ndryshimeve kushtetuese, që sipas Gashit duhet të bëhen si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, VLEN-i konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet t’i reflektojnë edhe kërkesat e shqiptarëve për ta bërë një kushtetutë që do ta simetrizojë shtetit në relacion më shoqërinë.

“…kjo në përputhje me realitetin shoqëror dhe me demokracinë konsensuale. Për këtë arsye, VLEN-i do të propozojë që gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ndryshimi i emërtimit të gjuhës shqipe, duke e përmendur me emër e jo si “gjuhë që e flasin së paku 20% të popullatës dhe që dallon nga maqedonishtja”.

Po ashtu, Gashi ka treguar se kërkesa tjetër është që në këto ndryshime të përfshihet edhe neni që e sanksionon mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik.

“Në pikën e integrimit europian programi i koalicionit VLEN përfshin përcaktimin e padiskutueshëm dhe pa ekuivoke europian, synimin kombëtar për përafrim me shtetet anëtare të BE-së në rajonin tonë, harmonizimin e plotë të politikës sonë me BE-në dhe NATO-n, pastaj distancimin e qartë të Maqedonisë së Veriut prej vendeve me qëndrime anti-BE e anti-NATO, si dhe dalje nga nisma “Ballkani i Hapur””, ka potencuar Gashi gjatë fjalimit të tij në Tetovë.

VLEN sipas Gashit e ka edhe një synim të madh që të thellohet integrimi kombëtar.

“Në këtë drejtim, për koalicionin VLEN është jashtëzakonisht e rëndësishme që të thellohet edhe integrimi kombëtar, që nënkupton masa si: euroregjione që na afrojnë me Kosovën dhe Shqipërinë, zonat e lira ekonomike ndërkufitare, krijimi ose avancimi i infrastrukturës rrugore kombëtare, integrimi ndërshqiptar në çdo sektor jopolitik, zbulimi, ruajtja dhe gjallërimi i trashëgimisë kulturore, afirmimi i përbashkët i kulturës shqiptare, lojërat e përbashkëta sportive kombëtare, një ERASMUS shqiptar e kështu me radhë. Në një botë të integruar, bashkë me integrimin me të tjerët duhet të ecë edhe integrimi ynë i brendshëm”.

TË FUNDIT
12 minuta
Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim
13 minuta
KSHZ-ja i publikoi rezultatet zyrtare fillestare të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare
3 orë
Berisha uron VMRO-në: Partia simotër e PD fitoi në një proces demokratik dinjitoz
3 orë
Arben Taravari: Orët e ndryshimit kanë nis!
3 orë
“Shqiptarët t’i thërrasin mendjes”, Sela: Faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim (VIDEO)

ME TE LEXUARA

2 ditë
Çka nëse sot nuk ka census dhe nuk zgjedhet presidenti?!
1 ditë
Katër shtetas të Shqipërisë pësojnë fatkeqësi aksidenti në Maqedoninë e Veriut!
13 orë
Fronti Evropian dhe VLEN me 32 deputetë + Bytyqi nga LSDM
2 ditë
Qytetari ankohet në policinë e Shkupit, dyshon se persona të paautorizuar u prezantuan si anëtar të KSHZ-së gjatë votimit të gjyshit të tij
1 ditë
Rezultatet në Zhelinë dhe Çiflik
11 orë
Zejd Rexhepi: Fronti Evropian do vazhdojë t’i përfaqësoj shqiptarët në qeveri
1 ditë
Xhelal Bajrami: Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi në zgjedhje
22 orë
Numërohen mbi 98.62 % të votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive

LEXO MË SHUMË

besnik bislimi

Bislimi uron VMRO-DPMNE-në, shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim

aleksandar dashtevski kshz

KSHZ-ja i publikoi rezultatet zyrtare fillestare të Zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Sali Berisha

Berisha uron VMRO-në: Partia simotër e PD fitoi në një proces demokratik dinjitoz

Arben Taravari

Arben Taravari: Orët e ndryshimit kanë nis!

ziadin sela

“Shqiptarët t’i thërrasin mendjes”, Sela: Faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim (VIDEO)

mickoski

Mickoski: VLEN partneri kredibil në Qeverinë e ardhshme, nuk pranojmë ultimatume, por partneritet

gordana siljanovska davkova

Davkova i shkruan shqip Ilir Metës: Ti përmirësojmë raportet shqiptaro-maqedone (FOTO)

zgjedhjet-maqedoni

Reagime të shumta për zgjedhjet e dyfishta

FB_IMG_1715272762182

Ahmeti: Fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Evropian

INFO

NA NDIQ