Gonxhe Meta – strugania që e shpërndan shqipen në Amerikë

ina-online
ina-online

18/03/2024

Puna intensive me dedikim për ruajtjen e gjuhës shqipe është gjithashtu një faktor i rëndësishëm dhe kur këto kombinohen se bashku dhe talentin që ekziton brenda saj del në pah besoj e shikojnë të gjithë tek shkolla shqipe ku drejton.

Në fakt, është një vajzë me origjinë nga Struga e lindur dhe rritur në Amerikë, ajo quhet Gonxhe Meta!

Profesioni i saj në realitet nuk është i mësuesisë, por ajo vepron dhe jep mendimet e saj si një profesoreshë e mirëfilltë.

Shpeshherë kur ne bisedojmë në lidhje me objektivat dhe synimet se si të arrijmë që nxënësit të thithin më shumë dhe të flasin qartë gjuhën tonë të bukur shqipe, ajo n’a ndigjon me vëmendje dhe i vendos si objektiva që duhen të arrihen deri në mbylljen e vitit tek shkolla shqipe.

Ajo jo vetëm e flet gjuhën shqipe por dhe e shkruan pa asnjë gabim fjalitë. Synimi im -thotë, gjithmonë është që të trashgojmë gjuhën tonë të bukur brez pas brezi, sepse këtu u rrita dhe mësova shqipen, po ashtu dhe vajzat e mia u rritën këtu, flasin dhe shkruajnë shqip. Shqipen po mos t’a kishim folur edhe në shtëpi nuk do të flisja kaq mirë, se babai im ka qenë shumë fanatik dhe i rreptë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe. Gjuha është burim i dijes dhe fryma e një Kombi!

Shpirti brumoset përmes gjuhës. Gjuha është mjet komunikumi dhe në qoftë se ne e shtrembërojmë këtë mjet komunikimi që është gjuha jonë e bukur shqipe dhe që i jep jetë komunikimit me brezat e lindur këtu, në Amerikë, ne humbasim dhe vlerën tonë e të qujaturit shqiptarë – thotë gjithmonë Zera Musli.

Unë e quaj “poetja jonë e heshtur” që shkruan aq bukur poezitë e saj, ku çdo poezi ka brenda saj një realitet. Ajo ka një jetë në Amerikë. Shpeshherë kur ne bisedojmë ajo thotë: kryesore është që ne si mësuese të bëjmë të pamundur ruajtjen e gjuhës shqipe, traditës dhe kulturës shqiptare. Ka vlera të veçanta për të gjithë ne bashkëkombëset e saj. “Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri“ dhe këtë gjë e bën më së miri Zera.

Mos u dorëzo

Rruga e një femre
është përplot me gjemba
dhe vështirësi
Mos u dorëzo
Shiko para e vazhdo

Nëse dikush vjen e të përplasë
Ti bie në fytyrë dhe përgjakesh
Mos u dorëzo
Fshije fytyrën dhe vazhdo

Nëse të shtyjnë përsëri
dhe në gju bie
Mos u dorëzo
Fshiji gjunjët dhe vazhdo

Nëse ndokush të përballon
Dhe të jep një shuplakë
Mos u dorëzo
Fshije skedarin e vazhdo

Të vjen dita edhe ty
Se me punë do fitosh
Te tjerëve tu tregosh
Mos u dorezo
Qëndro krenare dhe vazhdo

Heshtja

Si një zanë mali
Ti na qëndrove
Nga brenda
uji i nxehtë
Mund të gurgullonte
Por ne heshtje
ti na qetësoje
Një bishë e egër
ty të sulmoj
në ditën më të bukur
mbrëmjen ta shkatëroj
frymën ta ndaloj
shpirtin ta copëtoj
ti fytyrë Engjëllore
Si shtatore qëndrove
me një ëmbëlsi e të qeshur
të gjitha i përballove
Rrallëherë lind nëna
vajza të tilla
Që me urtësi dhe butësi
situatës ti qëndroj

Haresa

Sikur sot të ishte dje
Do të doja ta ndryshoja
Vitet kalojnë dhe nuk kthehen
Jeta rrugën të tregon
Disi më duket se diçka mungon
Shkronjat më fluturojn si flutura
Herë i shoh e herë jo
Ndaloj dhe ri e qetë në të njëjtin vend
Ata vijnë përsëri dhe më buzëqeshin
Mirëse më erdhët ju themë
Me të vërtetë ju kujtuat
Se do tu lë të më shkoni
Një bahçe me lule për ju do ta mbjell
Sa herë të lodheni aty të pushoni
E sëbashku me mua të qëndroni
Ne të duam e s’të lëshojmë
Nëse një ditë ata nuk kthehen
E ulur në bahçe qëndro
Përqëndrohu, lexo dhe shëno
E di që është e vështirë të pranosh
Por jo nuk ju lejohet që t’më përkulni
Deri në fund do luftoj
Që me vetëdije të plotë të qëndroj

Ari dhe Fjala

Në lumenj të zymtë dhe djallëzor
Gjen një gur ari dy e më shumë
Janë të deformuar dhe pa formë

Me kohë e me punë
Ato vizëllojnë
Janë të shtrejntë e të vlerësuar
Të gjithë në festa e darka
Me ato krenohen

Të respektosh e të nderosh
Të duhet vite të punosh
Ari të zbukuron
Fjala të nderon

Po haruam më të shtrejnjtën
Ari me gram peshohet
fjala me vepra vlerësohet

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

punetoret-800x445

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

INFO

NA NDIQ