Hapet pas 102 vitesh për besimtarët Xhamia e Re në Selanik

Picture of ina-online
ina-online

11/04/2024

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia e Re për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti. Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit, imami që kryen namazin është zgjedhur nga shteti grek. Namazi i parë në Xhaminë e re ka nisur herët në mëngjes në orën 7.30.

Prej orëve të para të mëngjesit ka pasur një prezencë të forcave policore dhe masa të rrepta sigurie, mes të cilave kontrolli në të gjithë zonën dhe brenda xhamisë para se të hapej.

Kujtojmë se pas një sërë pengesash burokratike, xhamia e parë në Athinë ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, është hapur në vitin 2021.

Sipas të dhënave të Sekretariatit të Përgjithshëm të Feve, në Atikë, përveç xhamisë islame të Athinës, funksionojnë 15 xhami të licencuara, ndërsa ato jozyrtare llogariten nga 55 deri në 60. Në Thrakë ka rreth 300 xhami dhe një në Kos, Rodos, Thebë dhe Selanik.

Qytetarët myslimanë grekë janë afërsisht 125,000 dhe jetojnë kryesisht në Traki. Në Atikë, refugjatët dhe emigrantët myslimanë vlerësohen në 250,000 kryesuar nga pakistanezët.

TË FUNDIT
6 orë
Përbërja e re e qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
9 orë
Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s' ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi
10 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
12 orë
Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë
2 ditë
Tre parti shqiptare në Bujanoc bëjnë koalicion për zgjedhjet e 2 qershorit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dacic

Përbërja e re e qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër

thumbs_b_c_d633ffcf3051579b943f98cbf5b670e9

Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s’ ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi

IMG_1641

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

mali-i-zi

Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

Bujanoci

Tre parti shqiptare në Bujanoc bëjnë koalicion për zgjedhjet e 2 qershorit

mesiq stipe mesic

Mesiç: Vuçiçi si Millosheviçi, “Serbia e madhe” nuk do të ndodhë

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Teksti dërgohet në revizion, shtyhet votimi për Rezolutën për Srebrencinën në OKB

vucic

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

INFO

NA NDIQ