Veprimtari dhe afaristi shqiptar, Muharrem Salihu kandidon për eurodeputet në zgjedhjet evropiane

Picture of ina-online
ina-online

02/05/2024

Veprimtari dhe afaristi i njohur medvegjas, Muharrem Salihu do të jetë kandidat për eurodeputet në zgjedhjet e ardhshme evropiane, përcjell INA.

“Jam i lumtur të ndaj me ju një lajm emocionues! Unë kandidoj për zgjedhjet e ardhshme evropiane 🇪🇺 që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor. Ky është një hap i rëndësishëm për mua, pasi jam i përkushtuar të përfaqësoj ju dhe vlerat tona në këtë nismë të rëndësishme politike. Gjatë viteve, unë i kam kushtuar angazhimin tim progresit dhe zhvillimit ekonomik, duke punuar pa u lodhur për të promovuar një Evropë të bashkuar, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse. Besoj fort se kjo kandidaturë është një mundësi e jashtëzakonshme për të vazhduar rrugëtimin tonë së bashku. Unë jam këtu për t’ju kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj në këtë projekt të ri. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në fushatë dhe mezi pres të ndaj me ju idetë dhe propozimet tona për një Evropë më të fortë dhe më kohezive. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj!”, njoftoi Salihu, i cili është pjesë e koalicionit të partive italiane “Shtetet e Bashkuara të Evropës”, ku bëjnë pjesë partitë e ish-kryeministrit italian Mateo Renzi dhe politikanes së njohur italiane, Emma Bonino.

Muharrem Salihu është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi. Ai është aktivist i shquar dhe zë i fuqishëm për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanocit, sidomos për ngritjen e zërit për diskriminimin që po i ndodhin shqiptarëve në këto vendbanime.(INA)

TË FUNDIT
37 minuta
Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Europian
3 orë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
5 orë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
14 orë
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën... Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
15 orë
Kandidati shqiptar për eurodeputet Muharrem Salihu: Italia lokomotivë e Ballkanit në rrugën drejt BE, kombi ynë e meriton Europën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
1 ditë
Ligjet suedeze që s’duhet t’i shkelni kurrë
1 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar
18 orë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
15 orë
Kandidati shqiptar për eurodeputet Muharrem Salihu: Italia lokomotivë e Ballkanit në rrugën drejt BE, kombi ynë e meriton Europën

LEXO MË SHUMË

muharrem salihu ema bonino

Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e Muharrem Salihut për Parlamentin Europian

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

IMG_2169

Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034

muharrem salihu

Kandidati shqiptar për eurodeputet Muharrem Salihu: Italia lokomotivë e Ballkanit në rrugën drejt BE, kombi ynë e meriton Europën

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

suedia

Ligjet suedeze që s’duhet t’i shkelni kurrë

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

INFO

NA NDIQ