ITSHKSH përkujtoi studiuesen Lindita Ahmeti

Picture of INA
INA

22/04/2024

Shkup, 22 prill 2024 – Në shenjë nderimi të hulumtueses së punësuar në ITSHKSH, Lindita Ahmeti, që para dy javësh u nda nga kjo botë, Instituti sot mbajti një mbledhje komemorative për studiuesen, poeten, përkthyesen dhe miken tonë. Në praninë e familjarëve, kolegëve dhe miqve të saj të zemrës e mes fjalëve të sinqerta plot mall dhe mirënjohje, me këtë rast morën fjalën disa nga kolegët dhe miqtë e saj më të afërt, si dhe babai i saj profesor Xhabir Ahmeti.

Në fjalën e tij drejtori i Institutit, Skender Asani, duke kujtuar karakterin aq të përkushtuar të Linditës, e cila shpesh punonte deri në orët e vona në Institut, shprehu vlerësimin e tij të thellë për trashëgiminë e pasur krijuese e shkencore që ajo la pas, për nder të së cilës biblioteka e Institutit do të marrë emrin e saj. “Biblioteka e Institutit tonë do të mbaj emrin e Lindita Ahmetit, jo vetëm për shkak se ajo ishte punonjëse e jona, por ajo kishte edhe një lidhje të veçantë, madje edhe emocionale me Institutin tonë, duke e shprehur këtë në çdo moment dhe rast që i jepej”, tha ai

 

Kolegia dhe dhe studiuesja Valdeta Hajdari Kasapi, duke paraqitur biografinë shumëpalëshe të Lindita Ahmetit numëroi punimet e saja të botuara në shumë revista, pjesëmarrjen e saj në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përkthimet dhe poezinë e saj, për të cilën është shpërblyer me çmime të shumta.

Si koleg i afërm i Linditës, në ngjarje mori fjalën dhe udhëheqësi i departamentit të letërsisë në ITSHKSH, shkrimtari Emin Azemi, i cili mes shumë fjalëve të admirimit, vlerësoi aspektin e thellë njerëzor të Linditës, por edhe dashurinë e saj të madhe për librat. “Ajo ishte poete, por gama e formimit të saj intelektual dhe profesional shkonte përtej formimit të zakonshëm të një poeteje. Ajo mund të hidhte çdo mendim në peshoren e argumenteve duke cituar autorë dhe libra nga më të ndryshmit”, u shpreh Azemi.

Ndërkaq, Fatmir Sulejmani, si një mik dhe bashkëpunëtor i Linditës, tha: “Ishte e veçantë si njeri, shembullore si mike, e paarishtme si poete dhe krijuese. Përkundër fatkeqësisë me të cilën e përballi jeta, rrezatoi gjithnjë virtyte të larta njerëzore. E donte popullin e vet dhe gjithë njerëzit e kësaj bote.”

Në emër të komunitetit të poetëve dhe miqve të Linditës, poeti Bardhyl Zaimi e cilësoi ligjerimin e saj të veçantë poetik si një vepër që kapërcen kapacitetet e zakonshme poetike dhe gjuhësore. “Poezia e Linditës pa dyshim është e përmasave evropiane dhe botërore dhe në vitet e ardhshme do të duhet të studiohet më tepër nga kritikët letrarë”.

Ngjarjen e mbylli fjalimi prekës i babait të Linditës z. Xhabir Ahmeti, i cili të bijën e thërriste “spartane”, sepse qysh e vogël kishte forcën të kacafytej guximshëm dhe luftonte me sfidat e jetës.

Pa dyshim, emri i Lindita Ahmetit nuk do të harrohet asnjëherë dhe do të jetë i pavdekshëm për kolegët e saj, por edhe për të gjithë shkrimtarët dhe adhuruesit e fjalës poetike shqipe.

Lavdi shpirtit të saj!

TË FUNDIT
3 orë
Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët
3 orë
Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
4 orë
Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”
4 orë
Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!
5 orë
Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

ME TE LEXUARA

12 orë
Mickoski: As ndërmend nuk më shkon të bisedoj për ndarjen e resorëve
9 orë
Nebiu: Vjedhja e votave dënohet me 10 vite burg
15 orë
Tetovari sulmohet me thikë në Burgun e Idrizovës!
12 orë
Haki Abazi mbështetje për Frontin Evropian
8 orë
Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën për zgjedhjet presidenciale
15 orë
Ambasada e SHBA-ve në RMV: Nga nesër do të dalin rezultatet e lotarisë për viza emigrimi
11 orë
Kompanitë e sigurimeve në Maqedoni reagojnë për shtyrjen e rritjes së çmimit të polisave
6 orë
“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Civil për fushatën zgjedhore: Të mos keqpërdoren fëmijët

Screenshot_20240503-215734~2

Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?

Menduh Thaci

Menduh Thaçi negocion me VMRO-në?! “Opozita flet me telefon, ka dallim me negociata që zhvilloj unë”

ademi-600x360

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

IMG_1727

Deputetet e Vetëvendosjes sot në Tetovë në mbështetje të VLEN

FB_IMG_1714758861725

Taravari me deputetët e Vetëvendosje:Ndryshimi VLEN!

KASAMI

Kasami: Të fala Ali Ahmetit nga Poroj! (Foto)

Screenshot_20240503-190320~2

Ali Ahmeti: Më 8 maj do ta nokautoj Bilall Kasamin

VLEN-780x439

“BDI-ja e ka humbur busullën” – VLEN e sigurt se do të jetë pjesë e Qeverisë pas 8 majit

INFO

NA NDIQ