Kërkesë e kohës që VLEN të jetë pjesë e Qeverisë por jo pa kushte

Picture of INA
INA

30/04/2024

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ku kandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovksa kishte një epërsi të madhe ndaj presidedentit aktual dhe kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski, siç po shihet fjalën kryesore për formimin e Qeverisë do ta ketë VMRO e Kristijan Mickoskit.

Kjo parti duket tashmë sheshit se është një faktor i pa mohueshëm dhe vështirë i evitueshëm në terrenin politik maqedonas. Kur jemi tel formimi i Qeverisë me interes pritet ajo se me kënd VMRO do të formojë qeverinë. Sipas ekspertëve VMRO nuk duhet të luaj rrolin e naivit dhe të ketë qasje unilaterale sa i përket zgjedhjes së partnerit qeveritar nga partitë shqiptare dhe se hyrja e VLEN në qeveri tashmë është bërë një kërkesë e kohës.
Në një prononcim për INA profesori i së drejtës kushtetuese Mersim Maksuti një koalicion të për ndarjen e pushtetit mes VMRO-së dhe VLEN e sheh si reale duke theksuar faktin se partia e Mickoskit po legjitimohet një kohë të gjatë si forcë polituke dominante.
‘’Koalicionimin e ardhshëm të paralajmëruar qeveritar midis VMRO-s dhe VLEN-it e shoh si diçka reale dhe të mundshme nga fakti se VMRO po legjitimohet si forcë politike me shumicë dominante te blloku politik maqedonas në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e kaluarar mos të harrojmë faktin se VMRO ishte e para në zgjedhje’’, tha Mersim Maksuti.
Në kampin politik shqiptar Mersim Maksuti thotë pa hezitim se është kërkesë e kohës që VLEN të pjesë e Qeverisë së re duke renditur dy arsye, njëra që lidhet me konsumimin e gjatë të BDI-së ne pushtet duke shkuar thellë tek kapja e institucioneve shtetërore.
‘’Te shqiptarët VLEN si përfaqësues i opozitës së bashkuar shqiptare është kërkesë e kohës që duhet të jetë pjesë e Qeverisë se paku për dy arsye: E para, për të mirën e demokracisë në ketë vend te pjesa shqiptare ngase për 22 vjet qeverisje të BDI-së asnjëherë nuk ka ndryshuar pushteti te shqiptaret dhe si rezultat i saj kemi kapjen e thellë të institucioneve të sistemit që është vështirë për tu ç’rrënjosur.
Ai thekson më tej se pjesëmarrja e VLENIT në Qeveri do t’i mundësonte opozites shqiptare ta merrte veten dhe të konsolidohej si forcë reale konkuruese për marrjen e pushtetit politik.
Mersim Maksuti vë theksin kritik ndaj BDI-së e cila sipas tij kjo parti me koalicionimin me parti tjera jo shqiptare po e cënon demokracinë konsensuale e ndërtuar mes maqedonasve dhe shqipatrëve.
‘’BDI me përfshirjen e më shumë partive nga nacionalitetet tjera në koalicionimin e saj në këto zgjedhje me këtë strategji po cënon demokracinë konsensuale mbi bazën e së cilës duhet te ndërtohet qeverisja në këtë vend pra midis maqedonasve dhe shqiptarëve ku nuk mund të thirret tashmë se gëzon legjitimitetin e elektoratit te shqiptarët ngase legjitimiteti i saj ka karakter më të gjerë multietnik’’, tha Mersim Maksuti.
Sa i përket qasjes së VMRO-së ndaj partive shqiptarëve profesori universitar Shpendim Oxha mendon se VMRO nuk do ta luaj rrolin e naivit meqë sipas tij kjo i ka kushtuar shumë në të kaluarën.

‘’Normalisht VMRO s’ do të luaj lojën dhe rrolin e naivit për të qenë një parti unilaterale sepse i kushtoj shumë duke qëndruar në opozitë për një kohë të gjatë edhe pse ishte fituese e zgjedhjeve tek maqedonasit por që nuk i arrinte dot 61 deputet për të marrë pushtetin’’ thotë Shpendim Oxha

Por kur jemi tek bashkeqeverisja me VMRO e partive shqiptare Shpendim Oxha mendon se VLEN nuk duhet të imitojë BDI-në e të hyjë në Qeveripa kushte.

‘’Sa u perket subjekteve shqiptare e vecanerisht koalicioni VLEN, nuk mundet asesi të imitojë BDI-në e të hyjë në Qeveri pa kushte siç ka bërë në të kaluarën kjo parti me Nikolla Gruevskin vetëm nga fakti duke u thirrur në legjitimitetin e shqiptarëve’’ thekson Oxha. Ai ka mendimin se VMRO dhe VLEN veç më kanë bërë marrëveshje për koalicion qeveritar edhe atë siç vë theksin ai me aminin e ndërkombëtarëve.Fatos Rushiti/INA

TË FUNDIT
4 orë
Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!
6 orë
Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë
6 orë
18 punonjësve të Klinikës së Toksikologjisë iu vazhduan kontrata e punës
6 orë
VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative
6 orë
Kujdes në komunikacion! Po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të xhirojnë çdo shkelje

ME TE LEXUARA

13 orë
Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit
19 orë
Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?
8 orë
Negociatat për Qeverinë e re! VLEN afër postit të kreyparlamentarit?
15 orë
Presidentja Siljanovska Davkova do të presë krerët dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare
13 orë
Nisin takimet e grupeve të punës VMRO-VLEN, Azir Aliu: Do flasim për metodologjinë e punës, për resorët…
19 orë
Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti flet për planin e ri të rritjes
6 orë
Kujdes në komunikacion! Po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të xhirojnë çdo shkelje

LEXO MË SHUMË

Pance Toshovski

Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!

matura-shteterore-provimi

Matura shtetërore do të mbahet më 1 dhe 8 qershor, nxënësit: Jemi të gatshëm për çdo sfidë

spital-infermiere-mjeke shendetesi

18 punonjësve të Klinikës së Toksikologjisë iu vazhduan kontrata e punës

gjykata-administrative-e-pranoi-ankesen-e-ivanovit-kunder-komisionit-per-antikorrupsion-per-avancimet-ne-armate_5d87956de2ce5

VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative

kamera

Kujdes në komunikacion! Po vendosen kamera të sigurisë gjithandej, do të xhirojnë çdo shkelje

vmro vlen negociata

Negociatat për Qeverinë e re! VLEN afër postit të kreyparlamentarit?

talat xhaferi

Xhaferi: Gjykata Administrative dhe institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve

KORRIDORI-10 (1)

A do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Flet Mickoski

Screenshot_20240516-141559~2

“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së

INFO

NA NDIQ