Kina rihap kufijtë për turistët e huaj për herë të parë që nga shpërthimi i Covid-19

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Mars, 2023

Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e huaj për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, tri vjet më parë.

Lehtësimi i madh i kufizimeve erdhi pasi Pekini shpalli fitoren ndaj virusit dhe u tërhoq nga një strategji zero-Covid, që ka dëmtuar ekonominë e tij.

Vizat e vlefshme të lëshuara përpara se Kina të mbyllej për botën në 28 mars 2020 do të respektohen duke filluar nga 15 marsi.

Hyrja pa viza do të rifillojë në ishullin Hainan dhe Shangai për anijet turistike.

Grupet turistike nga Hong Kongu dhe Macau do të lejohen të hyjnë pa viza.

Heqja e kufizimeve të fundit ndërkufitare të vendosura për të trajtuar Covid shënon një hap të madh drejt rifillimit të jetës normale në Kinën pas pandemisë.

Dhjetëra miliona vizitorë ndërkombëtarë kanë shkuar në Kinë çdo vit para pandemisë dhe industria e saj e turizmit është goditur rëndë nga masat e rrepta anti-Covid.

Qytetarët kinezë gjithashtu do të lejohen të udhëtojnë me grupe turistike në 60 vende, nga 20 që kanë qenë më pare, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Për vitin 2023, Pekini ka vendosur një objektiv prej 5% me kryeministrin e ri, Li Qiang duke thënë se ekonomia e dytë më e madhe në botë po stabilizohet dhe po rritet përsëri.

Politika zero-Covid që është hequr në dhjetor, ka nxitur protesta të rralla kundër liderit të Kinës, Xi Jinping. Që atëherë, ai ka forcuar kontrollin e tij mbi pushtetin në Partinë Komuniste dhe ka siguruar një mandat të tretë rekord si president.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

F619FD7F-187D-4446-9EDD-7BDAC06F8167

Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

ukraina-1

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas

pentagon

Pentagoni: Njoftimet e mediave për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë, ‘jo të sakta’

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ish presidenti amerikan, Donald Trump paditet lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara

GRURI

​Miliona tonë të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

azil

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

zelensky-1

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

Sudan-Afrike

Shpëtohen 297 fëmijë të bllokuar në një jetimore në Sudan, humbin jetën 71 të tjerë

INFO

NA NDIQ