Kina zbuloi një fushë nafte me mbi 100 milionë tonë rezerva në Detin Bohai

INA
INA

20/03/2024

Fusha e naftës ndodhet me një thellësi mesatare uji prej 25 metrash dhe prodhimi ditor i naftës së papërpunuar i një pusi të vetëm vlerësohet të jetë rreth 110 tonësh
Istanbul
Kina zbuloi një fushë nafte në Detin Bohai me rezerva të provuara nafte prej 104 milionë tonësh, transmeton Anadolu.

Duke cituar gjigantin kombëtar të naftës të vendit, China National Offshore Oil Corporation (CNOOC), agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se zbulimi u bë në fushën e naftës Qinhuangdao 27-3, e vendosur rreth 200 kilometra nga bregdeti kinez.

Sipas kompanisë, fusha e naftës ndodhet me një thellësi mesatare uji prej 25 metrash dhe prodhimi ditor i naftës së papërpunuar i një pusi të vetëm vlerësohet të jetë rreth 110 tonësh.

Ky është zbulimi i gjashtë me rezerva mbi 100 milionë tonë në Detin Bohai që nga viti 2019, duke demonstruar perspektivat e gjera të kërkimit të naftës dhe gazit në këtë rajon në det të hapur, sipas CNOOC.

Në fillim të këtij muaji, CNOOC bëri një zbulim të fushës së naftës me një vëllim prej 100 milionë tonësh në Detin e Kinës Jugore, njoftoi kompania të premten.

CNOOC synon të prodhojë 700-720 milionë fuçi nafte këtë vit, ku 69 për qind rrjedh nga Kina dhe pjesa tjetër nga operacionet jashtë shtetit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

statistika menaxhim ekonomi biznes

Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

Banka e Shqipërisë: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

selanik

Delegacione afariste nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbajnë takim në Selanik më 13 qershor

INFO

NA NDIQ