Koha që Bideni ta presë Osmanin në Shtëpinë e Bardhë, thotë Joseph

Picture of INA
INA

02/04/2024

Edward Joseph, ligjërues universitar dhe njohës i rrethanave politike në rajon, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën në mbrëmje, tha se tani është koha që presidenti amerikan, Joe Biden, ta presë presë për vizitë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Shtëpinë e Bardhë. Kërkesa e Joseph që vizita e Osmanit në Zyrën Ovale në futet në agjendë të politikës së jashtme amerikane erdhi pas një bisede telefonike që presidentja kosovare zhvilloi me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, mbi zhvillimet e fundit në dialog. “O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjal të fortë për bashkërendimin SHBA-Kosovë për çështjet kyçe. Në këtë moment kyç të marrëdhënieve, është koha që presidentes Osmani t’i vihet mbi tryezë një vizitë në Zyrën Ovale”, shkroi analisti amerikan që mbulon politikën e jashtme amerikane.

Osmani dhe O’Brien zhvilluan të hënën vonë një bisedë telefonike mbi zhvillimet e fundit në procesin integrues të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, ata diskutuan edhe për nevojën e zbatimit të plotë e të shpejtë të Marrëveshjes Bazike midis Kosovës dhe Serbisë.

“Unë theksova rëndësinë e të punuarit së bashku me aleatët tonë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Ne diskutuam gjithashtu për hapat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, shkroi Osmani.

Osmani dhe O’Brien folën edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, nëpërmjet së cilës autoritetet kosovare synojnë të ndalojnë përdorimin e dinarit brenda territorit, ndërsa top-diplomati amerikan përmendi veçanërisht punën rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Ne diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare për përfitim të të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë edhe komunitetin i pakicës serbe, dhe që palët t’i përmbushin të gjitha detyrimet e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi O’Brien në platformën “X” të hënën.

TË FUNDIT
3 ditë
Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa
3 ditë
Tërmet në Turqi
4 ditë
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
5 ditë
Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm
5 ditë
Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Christian Lindner

Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa

termet

Tërmet në Turqi

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

INFO

NA NDIQ